<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Përplasja e Fuqive të Mëdha për territoret shqiptare dhe komploti i Beqir Grebenesë

Përplasja e Fuqive të Mëdha për territoret shqiptare dhe komploti i Beqir Grebenesë – Nga Klodi Stralla

Në të gdhirë të 9 Janarit 1914 në skelën e Vlorës zbarkoi anija austriake “Moran” me 200 ushtarë në bord, të kamufluar si udhëtarë, e pajisur me armë e municione luftarake, me një mision të fshehtë. Pasi të pushtonin qytetin do të shpallnin Izet Pashën, një personalitet i njohur i Portës të Lartë, Mbret të Shqipërisë, duke e pozicionuar Shqipërinë, në aleancë me Turqinë dhe Bullgarinë, kundra Greqisë dhe Serbisë. Por serbët e “nuhatën” komplotin dhe konsulli serb në Vlorë, Gavriloviç, njoftoi urgjentisht Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK) që t’i ndalonte forcërisht.

Kështu, ende pa zbarkuar nga anija, u arrestuan nga milicia holandeze që vepronte në Vlorë të 200 ushtarët, së bashku me komandantin, Beqir Grebeneja, si dhe u konfiskua armatimi i tyre. Urgjentisht, Gjykata Ushtarake e kryesuar nga gjenerali hollandez De Veer e dënoi Beqirin me vdekje, por ndërhyrja e autoriteteve turke bëri që në Gusht 1914 ai të lirohet. Më pas, ai u vra në Dhjetor 1914 në frontin e Kaukazit, në kuader të Luftës së Parë Botërore që posa kishte shpërthyer.

Nga kjo ngjarje, që njihet si komploti i Beqir Grebenesë, në 21 janar 1914, Ismail Qemali, i dyshuar se kish dijeni për komplotin, me kërkesën e KNK-së dha dorëheqjen si Kryeministër, duke i hapur rrugën gjermanit Vilhelm Wied të caktuar nga Fuqitë e Mëdha si Mbret i Shqipërisë.

Beqir Grebeneja (1882-1914) ishte një ushtarak karriere i Perandorisë Osmane me origjinë shqiptare. Gjatë Luftës Ballanike i ati, e ëma dhe dy motrat e tij u vranë barbarisht nga grekët dhe kjo e pozicionoi drejt idesë që shqiptarët, bullgarët dhe turqit duhet të bashkëpunonin kundër armikut të tyre të përbashkët, grekëve dhe serbëve. Si emisar i Izet Pashës, që synonte të bëhej Mbret i Shqipërisë të posaformuar, thuhet se kontaktoi edhe me Ismail Qemalin për krijimin e një fronti të përbashkët turko-shqiptaro-bullgar ku Shqipërisë i premtoheshin rikthimi i Kosovës dhe Çamërisë që Konferenca e Londrës (1913) ua kish dhënë Serbisë dhe Greqisë.

Ndonëse Fuqitë e Mëdha e përcaktuan shtetin shqiptar si: – “Shqipëria formohet si një principatë kushtetuese, sovrane, e trashëgueshme dhe neutrale, nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha” (neni 1 i Statutit), ky neutralitet dhe sovranitet nuk u respektua asnjëherë prej tyre. Qysh me komplotin e Beqir Grebenesë u pa qartë se interesat mbi këtë territor, ishin dhe vazhdojnë të jenë të papajtueshme. Këtu, mendoj unë, duhet kërkuar çelsi shpjegues i gjithë historisë tonë një shekullore, ku konfliktet e brendshme ndërshqiptare janë pasqyrim i konflikteve të më “Të Mëdhenjve” në territoret tona.

InForCulture

Recent Posts

Sheqeri në gjaak jashtë kontrollit? Ja ushqimet që e stabilizojnë dhe ato që e shkatërrojnë

    Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…

9 hours ago

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit?

    Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…

9 hours ago

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

    Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…

10 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

  Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…

10 hours ago

Kjo kurë popullore pastron enët e gjakut për 40 ditë

    Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…

11 hours ago

Për eshtra të forta, hani më shumë nga këto pesë perime

    Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…

11 hours ago