Nëse në shtëpinë tuaj keni mobilie nga druri, atëherë me siguri e dini se ato lehtë mund të gërvishten dhe të dëmtohen
Edhe pse këshillohet që me këto raste të bëni politurën, gërvishtjen mund ta eliminoni vetë.
Gërvishtjet e shkaktuara me dëmtime fizike mund t’i zbusni në mënyrë natyrale. E gjitha që ju nevojitet janë në arrë dhe një leckë e pastër, transmeton Telegrafi.
Veprimi 1: Arrës hiqjani gëzhojat, ndajeni përgjysmë, dhe pastaj njërën pjesë fërkojeni në mënyrë diagonale vendin e gërvishtur.
Veprimi2: Pastaj, fërkojeni pjesën e gërvishtur me gisht në mënyrë që të ngrohni sipërfaqen.
Veprimi 3: Pas disa minutash, kur druri të thithë vajin e arrës, gërvishtja do të zhduket pa lënë gjurmë.
Kështu në mënyrën më të thjeshtë dhe më të lirë do të mundë të eliminoni gërvishtjen dhe t’ia ktheni shkëlqimin mobilies së drurit. /Telegrafi/
Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…
Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…
Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…
Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…