<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Mungesa e vitaminës së rëndësishme mund të vërehet në lëkurë dhe sy: Menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut

Pasojat mund të jenë serioze!

Mungesa e vitaminës A mund të çojë deri në pasoja serioze dhe njëra ndër simptomat e para mund të vërehet në lëkurë.

Çdo vitaminë ka një rol të rëndësishëm në funksione të caktuara në trupin tonë. Shumica prej nesh e dinë se sa e rrezikshme mund të jetë mungesa e vitaminës C ose D, por disa vitamina më pak “të njohura” dhe ato më të njohura janë po aq të rëndësishme.

Kështu, për shembull, vitamina A, e cila gjendet në perimet portokalli, peshk, qumësht, ka një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të syve, shikimit të mirë, lëkurës së shëndetshme, por edhe në luftën kundër infeksioneve, transmeton Telegrafi.

“Në qoftë se nuk merrni mjaft vitaminë A nëpërmjet ushqimit, rrezikoheni nga mungesa e kësaj vitamine. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë deri te probleme të shumta shëndetësore, si p.sh., probleme me shikimin, imunitetin e dobët, madje edhe deri në vdekje”, kanë paralajmëruar ekspertët për WebMD.

Një ndër simptomat e mungesës së vitaminës A është kruajtja e lëkurës.

“Njerëzit të cilët kanë mungesë të vitaminës A mund të kenë probleme me lëkurën, si p.sh., lëkura e thatë, kruajtja dhe qërimi i lëkurës”, paralajmërojnë ekspertët.

Nëse i keni këto simptoma, ju sugjerojmë të kërkoni ndihmën e mjekut për të konstatuar a është fjala për mungesën e vitaminës A.

Përveç kësaj, mund të shfaqen edhe disa simptoma më ekstreme të mungesës së vitaminës A:

Verbëria e natës – kjo do të thotë se keni vështirësi të shihni kur drita është e dobët dhe me kalimin e kohës mund të zhvillohet në verbëri të plotë të natës.

Kseroftalmia – tek njerëzit me këtë gjendje, sytë mund të thahen shumë dhe të formohen palosje të vogla, mund të dëmtojë retinën dhe kornenë.

Infeksionet – një person që ka mungesë të kësaj vitamine mund të ketë infeksione më të shpeshta, sepse sistemi imunitar është i dobësuar.

Njollat në korne – kjo gjendje përfshin një grumbullim të keratinës në sy, duke shkaktuar shikim të paqartë.

Keratomalacia – një gjendje që përfshin tharjen dhe turbullimin e kornesë.

Keratinizimi – një proces në të cilin qelizat mbushen me proteinën keratinë, shuhen dhe formojnë struktura të forta në traktin urinar, gastrointestinal dhe respirator.

Problemet e fertilitetit – mungesa e vitaminës A mund të shkaktojë probleme te njerëzit që përpiqen të mbeten shtatzënë dhe në disa raste të çojë në infertilitet.

Personat që kanë disa sëmundje të sistemit gastrointestinal që ndërhyjnë në përthithjen e vitaminës A, si sëmundja celiake, cirroza, çrregullimet e kanaleve biliare, çrregullimet e funksionit të pankreasit, janë në rrezikun më të madh të mungesës së vitaminës A. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

8 hours ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

9 hours ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

1 day ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

1 day ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

1 day ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

2 days ago