Në vitin 1937 është hapur klinika e parë dentare në Shqipëri, nga stomatologu Dr. Haxhi Hafiz Hasan Kaduku, pacient i të cilit ishte edhe Gjergj Fishta, madje i ka dhurur edhe vargje gjatë vizitës, shkruan Gazeta Metro.
Haxhi Hafiz Dr. Hasan Kaduku, lindur më 1865, u diplomua në Stamboll si mjek stomatolog, por me shpalljen e pavarësisë kthehet në Shqipëri dhe është kështu i pari dentist me shkollë në Shqipëri, duke pasur një të veçantë se ai ishte edhe hoxhë, madje hafiz, që mbante xhybe dhe çallmë.
Studiuesi Osman Hoxha e përshkruan si njeri madhështor, shtatlartë e shpatullgjerë, me mjekër të bardhë dhe mjaft i pashëm.
Në kohën e rrethimit të Shkodrës nga malazezët në vitin 1913, Dr. Hasanin e gjejmë në llogore në detyrën e mbrojtjes së vendit.
Gjergj Fishta i kishte kushtuar Hafiz Hasan Kadukut edhe këto vargje, të cilat tregojnë se ai ishte mjekuar te mjeku i shquar stomatolog:
“Asnjëherë s’jam përkulë
As prej shkjaut e as dhe ukut
Por rri urtë e bahem pulë
Te karrigia e Kadukut”./gazetametro.net
Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…
Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…
Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…
Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…
Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…
Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…