E keni vënë re se të gjitha ngjyrat në logon e Google janë parësore veç njërës? Nuk është rastësi. Logoja është dizenjuar me këtë ndryshim për një arsye të fortë.
Është një nga më të njohurat në botë. Në fakt, mund t’ju ndodhë ta shihni disa herë gjatë ditës. Më së shumti ka ngjyra parësore: dy shkronja blu, dy të kuqe dhe një të verdhë.
Por “L” është e gjelbër, e cila nuk është ngjyrë parësore. Kjo zgjedhje është bërë për të treguar që Google mendon ndryshe dhe nuk i qëndron me doemos rregullave.
“Kishte shumë përsëritje të ndryshme ngjyrash. Përfunduam me ngjyrat parësore. Por në vend që modeli të ishte i renditur, vendosëm ngjyrë dytësore te shkronja ‘L’ që solli idenë se Google nuk i bindet rregullave”, thotë dizajneri grafik Ruth Cedar.
Ka patur ndryshime të mëparshme në logon e motorit më të madh të kërkimit, por aktualja është ajo që Google ka preferuar ta mbajë tashmë prej mëse 20 vjetësh.
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…