<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Gripi i shpendëve: Cilat janë rreziqet për njerëzit dhe kafshët?

Një numër i shteteve, nga SHBA-ja e Britania e Madhe e deri te Franca dhe Japonia, kanë pësuar humbje të shpendëve në shifra rekorde shkaku i përhapjes së gripit të shpezëve gjatë vitit të fundit. Kjo sëmundje, për të cilën ekspertët thonë se po përhapet përmes zogjve shtegtarë, është përhapur për herë të parë edhe në vende të Amerikës Jugore, si Ekuadori, Peruja dhe Bolivia.

A duhet të shqetësohen njerëzit për këtë sëmundje?

Rreziku për njerëzit është i vogël, sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Si masë paraprake, njerëzit këshillohen të mos i prekin kafshët e egra të sëmura ose të ngordhura.

Sipas të dhënave të OBSH-së, nga janari i vitit 2003 e deri më 25 nëntor të vitit 2022, 868 njerëz nga 21 shtete të botës kanë raportuar për infektim me gripin e shpezëve H5N1, lloji i virusit që po përhapet përreth globit. Nga këto, 457 raste apo 53 për qind kanë përfunduar me fatalitet.

Në janar, OBSH-ja raportoi për herë të parë për infektimin e një personi me virusin H5N1 në zonën e Amerikës Latine dhe Karaibet. Një vajzë nëntëvjeçare nga Ekuadori ishte infektuar pas një kontakti me shpezë shtëpiake. Ajo ishte shtrirë në spital më 18 janar, sipas agjencisë botërore.

Rastet e infektimit të njerëzve me këtë virus janë zakonisht si rezultat i ekspozimit ndaj shpezëve të infektuara – të vdekura ose të gjalla – dhe mjediseve të kontaminuara, thanë nga OBSH-ja.

Në cilat shtete është përhapur gripi i shpezëve?

Që nga tetori i vitit 2020 janë vrarë shpendë në të paktën në 60 shtete si pjesë e masave të ndërmarra shkaku i përhapjes së këtij virusi, sipas të dhënave të ofruara për Reutersin nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve. Në mesin e këtyre shteteve raportohet se janë India, Tajvani, Nepali, Peruja, Republika Çeke, Rumania dhe Nigeri.

Cilët zogj mund të infektohen?

Zogjtë e egër, përfshirë këtu ata të ujit si rosat, mund të bartin viruset e gripit të shpezëve pa u dukur të sëmurë dhe mund ta përhapin lehtësisht te shpezët shtëpiake, si pulat dhe gjelat e detit, thonë ekspertët.

Cilat specie të tjera mund të infektohen?

Gjitarë, si arinjtë, fokat, dhelprat dhe qelbësit, janë infektuar me gripin e shpezëve H5N1, thanë autoritetet.

Çfarë ndodh me shpendët e infektuara?

Gripi i shpendëve, si lloji që po përhapet në botë, mund të shkaktojë sëmundje që prekin shumë organe të brendshme dhe përfundon me fatalitet në 90 deri në 100 për qind për pulat e infektuara, zakonisht brenda 48 orëve, sipas Qendrës amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

Nëse një zog nga një tufë është infektuar, fermerët zakonisht i vrasin të gjithë shpendët e tyre për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi shumë ngjitës.

Si ndikon ky virus në sigurinë e ushqimit?

Si pjesë e planit qeveritar, shpezët e infektuara përjashtohen nga sistemi i furnizimit me ushqim. Por, për më tepër, Departamenti amerikan i Agrikulturës thotë se gripi i shpendëve nuk përhapet nga ngrënia e shpedëve dhe vezëve të gatuara siç duhet.

Si u përkeqësua situata me këtë virus?

Ekspertët thonë se debati i vazhdueshëm për përhapjen globale të gripit të shpezëve H5N1 daton qysh nga zbulimet e vitit 1996 në Hong Kong lidhur me patat guangdong dhe virusin.

Me kalimin e kohës, rosat në Azi janë përshtatur në mënyrë që të mund ta bartin virusin pa vdekur, thotë John Clifford, një ish-veterinar i lartë në Departamentin amerikan të Agrikulturës. Virusi më pas u përhap në mbarë botën përmes shtigjeve shtegtare, shtoi ai, tani këshilltar i politikave të tregtisë veterinare për Këshillin e Eksportit të Shpezëve dhe Vezëve në SHBA./REL

InForCulture

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

8 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

11 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

11 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

12 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

12 hours ago