Categories: KËSHILLA

Çfarë ndodh nëse ushqimi ju hyn në mushkëri?

Indi i quajtur epiglotis parandalon futjen e ushqimit në mushkëri duke mbuluar trakenë ose grykën tuaj ndërsa gëlltiteni.

Herë pas here ndodh që ju aksidentalisht të çoni ushqim në trake gjatë kohës që jeni duke ngrënë.

Por nëse jeni të shëndetshëm dhe keni një sistem të fortë imunitar, mund të mos keni ndonjë ndërlikim nga një incident i izoluar.

Futja e ushqimit në mushkëri mund të shkaktojë komplikime serioze për shëndetin.

Shkaqet

Vështirësitë në gëlltitje, një refleks i dëmtuar i gojës ose përdorimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë këtë rrezik.

Gjithashtu sëmundja e refluksit gastroezofageal mund të luajë rol.

Kjo gjendje mund të çojë në një ngushtim të ezofagut ose tubit të ushqimit dhe t’ju bëjnë më të prirë për të kaluar në mushkëri ushqim ose lëngje.

Nëse pas ngrënies keni gulçim, kollë, frymëmarrje të rënduar ose dhimbje gjoksi, ushqimi mund të ketë kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

Bllokimi mund të bëjë që lëkura juaj të marrë një ngjyrë të errët për shkak të mungesës së oksigjenit.

Komplikimet e mundshme

Ushqimi ose lëngjet që kalon në rrugët tuaja të frymëmarrjes mund të shkaktojnë një përgjigje inflamatore ndërkohë që mushkëritë reagojnë ndaj substancës së huaj.

Nëse ndodh një infeksion, ju mund të zhvilloni pneumoni bakteriale. Dhe në rast se keni astmë ose emfizemë rreziku i zhvillimit të pneumonisë mund të rritet.

Njerëzit që pinë duhan, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar janë më të ndjeshëm ndaj pneumonisë.

Parandalimi

Për të shmangur thithjen e ushqimit në mushkëri, hani me kafshata të vogla, përtypni mirë ushqimin dhe shmangni të folurit ose të qeshurit gjatë të ngrënit.

Nëse keni vështirësi të vazhdueshme në gëlltitjen e ushqimeve të ngurta, mjeku mund të rekomandojë një ndryshim në mënyrën e të ushqyerit.

Kjo bëhet për të ruajtur marrjen e lëndëve ushqyese duke minimizuar rrezikun e kalimit të ushqimit në mushkëri.

Një zhurmë si gurgullimë gjatë kohës që jeni duke ngrënë, një dhimbje gjatë gëlltitjes ose ndjesia se diçka ju ka ngecur në fyt, mund të tregojnë se ushqimi po kalon nëpër rrugët e frymëmarrjes.

Nëse keni simptoma të tilla konsultohuni me mjekun tuaj për ndryshimet në regjimin tuaj ushqimor të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e pneumonisë ose komplikimeve të tjera.

InForCulture

Recent Posts

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

  Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë…

8 hours ago

Platforma prestigjioze rendit Shqipërinë si vendin që duhet vizituar në vitin 2025!

  Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025,…

8 hours ago

Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve

  Harta e vitit 476 ,sikur që shihet aty në vendin ku edhe kam nënvizuar…

2 days ago

Tronditëse! Cilat marrëveshje i kishin nënshkruar me Serbinë e Pashiqit, Ahmet Zogu, Esad Pashë Toptani, Ceno beg Kryeziu? I

  Ky studim nuk po ribotohet me qëllim të demaskimit apo demonizmit të arritjes së…

3 days ago

Studimet e fundit gjenetike sugjerojnë se popullsia shqiptare është një nga popullsitë më të vjetra dhe më homogjene në Ballkan

  Këto gjetje bazohen në analizat e lashta të ADN-së, të cilat tregojnë se shqiptarët…

3 days ago

1971/ Viti kur u thyen tabutë në Kosovë

  Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në…

4 days ago