Ardian Muhaj
“Mbreti (Henry VIII i Anglisë) nuk do të mbajë ma asnji të huaj përveç shqiptarëve”. Kështu shkruhej tekstualisht në letrën e 17 dhjetorit 1545 që Lordi Paget shkruante nga Kaleja (Calais) që në atë kohë ishte në duart e anglezëve, në të cilën raporton mbi vendimet e Këshillit të Shtetit anglez, ku kërkohej shprehimisht që të lirohen nga detyra të gjitha trupat e huaja në shërbimin anglez, përveç shqiptarëve.
Për ta lidhë me mjerimin tonë sot mbas katër shekujsh e gjysmë, kujtojmë se Kale ose Calais asht qyteza franceze që ndodhet në bregun përballë portit të Doverit në Angli. Sot, asht qyteza ku nis kalvari i mjerimit të qindra mijra emigrantëve shqiptarë që tentojnë kalimin me të gjitha mjetet e mënyrat drejt Anglisë.
Aty asht edhe Tuneli i La Manshit që lidh Anglinë dhe Francën. Pra, shqiptarët shkonin në Angli, Francë, Algjeri, Egjipt, Indi, Spanjë edhe para katër shekujsh. Dallimi asht se në atë kohë kudo shkonin si zotni e njerëz të respektuar deri në atë pikë sa që shumë ballkanikë që kishin mësu dy fjalë shqip, kur mbërrinin në këto vende të largëta përpiqeshin me u paraqitë si shqiptarë (albanes, arnautë).
Respektin që ata shqiptarë gëzonin në Ballkanin, Europën e Mesdheun e asaj kohe e kishin fitu me aftësitë e cilësitë e lakmueshme individuale, shoqnore e shpirtnore. Sa mbrapa e të prapambetur jemi sot krahasuar me parardhësit tonë.
Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…