<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

A ishte Isa Boletini analfabet, sqaron studiuesi i Arkivave Osmane (dokument)

”Nga këta 19-të, të gjithë ishin intelektualë pos Isa Boletinit që ishte analfabet. Në filmin e propagandës enveriste për 28 Nëntorin, gjithë Kosova, Maqedonia e Sanxhaku i Novi Pazarit përfaqësohet vetëm me Isa Boletinin. Dhe Isës së shkretë, pa të cilin nuk u ngrit flamuri kuq e zi, dhe i cili të gjithë djemtë i kishte me fakultet, Enver Hoxha ia vrau djemtë. Qëllimi ishte t’i portretizonte kosovarët si analfabeta”, tha dje Spahiu.

E se Isa Boletini nuk ishte analfabet ashtu siç tha Spahiu, tregon hulumtuesi mitrovicas i arkivave osmane, Fahri Avdija.

“Është e vërtetë se Isa Boletini nuk bënte pjesë në grupin e intelektualëve shqiptarë që përfshinte Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por nuk ishte as analfabet, siç pretendohet”, thotë Avdija, duke sjellur fotografinë e një letre që Isa Boletini ia dërgon Sulltan Abdylhamidit II.

Postimi i plotë:

A ishte Isa Boletini analfabet?
Dje u përkujtua shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Dhe sigurisht që kur bëhet fjalë për 28 Nëntorin, Isa Boletini është një nga emrat e parë që të vjen ndërmend. Isa Boletini njihet për raportet e tij jo të mira me Perandorinë Osmane gjatë viteve të 80-ta të shekulli XIX, por më vonë ai u bë i njohur për miqësinë e tij me Sulltan Abdylhamidin II. Ai u emërua komandant i gardës personale të Sulltanit në vitin 1902, post që e mbajti për disa vite.
Shpeshherë duke bërë krahasime jo të drejta, përballë intelektualëve të njohur shqiptarë si Ismail Qemail Vlora, Hasan Prishtina, e të tjerë, Isa Boletini është shfaqur si njeri me “pushkë” e asnjëherë me “laps”. Është e vërtetë se Isa Boletini nuk bënte pjesë në grupin e intelektualëve shqiptarë që përfshinte Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por nuk ishte as analfabet, siç pretendohet.
Për ta vërtetuar këtë, më poshtë po ua sjell një pjesë të dokumentit përmes të cilit Isa Boletini i kishte dërguar mesazh falenderimi Sulltan Abdylhamidit II për pritjen që i kishte bërë atij dhe ftesën e tij duke e radhitur sëbashku me ministrat e Perandorisë si dhe për titullin (Bej) që i kishte dhënë atij. Ndër të tjera, e përshëndet Sulltanin me disa tituj, si dhe fjalët “i dashur Sulltan”, duke treguar edhe afërsinë që kishte me Sulltanin.
Në këtë pjesë të shkëputur nga dokumenti në fjalë është shkruar “bende” që në shqip do të thotë “nga unë” – robi juaj Mitroviceli Isa. Ndërsa krejt në fund shihet edhe vula e Isa Beut me shkrimin në të “Isa, djali i Adem Boletinit”.
Në këtë pjesë, e cila është e ndarë nga dokumenti në fjalë, është shkruar “bende”, që në shqip do të thotë “nga unë” – robi juaj Mitroviceli Isa. Ndërsa vula e Isa Beut me mbishkrimin “Isa, i biri i Adem Boletinit” shihet fare në fund.

InForCulture

Recent Posts

FOTO: Pamje të rralla të Luftës I Botërore

  Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…

5 hours ago

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

22 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

22 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

23 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

2 days ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

2 days ago