<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Këto tre ushqime do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë

Metabolizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për funksionimin e të gjitha organeve, si dhe për proceset e ndryshme në trup. Falë veprimit të tij, qelizat në trup rinovohen, enzimat formohen dhe mbështeten funksionet e frymëmarrjes.

Kur metabolizmi nuk funksionon në nivelin e duhur, përveçse të flisni me një endokrinolog, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje mënyrës së të ushqyerit.

Ka disa ushqime që mund të nxisin përshpejtimin e metabolizmit dhe mjeku amerikan Eddy Horstman thekson si më poshtë:

Kajsi

Ato përmbajnë magnez, hekur, kalium dhe fibra, të cilat kanë një efekt pozitiv në organizëm. Pavarësisht nëse i hani të thata apo të freskëta, ato janë një burim i shkëlqyer fibrash. Fibrat shpërbëjnë acidet yndyrore dhe në këtë mënyrë kujdesen për shëndetin e sistemit tretës. Gjithashtu, fibrat nga kajsitë përmes sistemit të tretjes stimulojnë punën e metabolizmit, ndaj janë një zgjedhje e shkëlqyer për një meze të lehtë për ata që janë në dietë. Në të njëjtën kohë, efekti mund të shihet nga përdorimi i kajsive të freskëta dhe të thata.

Avokado

Një burim i përsosur i yndyrave të shëndetshme dhe magnezit. Është jashtëzakonisht i pasur me fibra, ndihmon në humbjen e peshës dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Përshpejton metabolizmin dhe rregullon oreksin.

Boronica

Ato përmbajnë vitamina K1 dhe C, magnez, vitaminë B6, E dhe bakër. Boronicat kanë një indeks të ulët glicemik dhe kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak, janë të pasura me fibra dietike dhe kanë një efekt pozitiv në metabolizëm.

Mjeku vëren gjithashtu se një dietë e ekuilibruar tek njerëzit e shëndetshëm e sjell metabolizmin në shpejtësinë perfekte dhe ndihmon trupin të qëndrojë në formë të mirë, pa shumë përpjekje dhe sakrifica. Përveç ushqimeve të mësipërme, gjithashtu i shtohet listës së ushqimeve që stimulojnë metabolizmin speci djegës dhe spinaq

postbck postbck

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

2 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

2 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

2 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

2 days ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

2 days ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

2 days ago