<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pëllumbat habisin shkencëtarët, mësojnë njësoj si inteligjenca artificiale

Kërkuesit në Universitetin e Ajouas kanë zbuluar së fundmi se aftësitë e të nxënit te pëllumbat përputhen me ato të inteligjencës artificiale (AI) sepse kanë rreth 70% saktësi në testet e zhvilluara.

Rezultatet e kërkimit kanë hedhur dritë mbi këto aftësi, me të cilat zogjtë mund të zgjidhin detyra “tmerrësisht të vështira”, thotë shkencëtari Ed Wasserman. 

“Pëllumbat janë si mjeshtrat e AI”, thotë ekipi, i cili shpjegon se të dy kanë mundësinë të nxënë të njëjtin informacion. “Ata përdorin një algoritëm biologjik, atë që iu ka falur natyra ndërsa kompjuteri përdor algoritmin artificial që iu ka dhënë njeriu”.

Në eksperiment u mor një grup me 4 pëllumba që u vendosën përpara disa stimujve vizualë. Pëllumbat duhet të preknin me sqep anën e majtë ose të djathtë që i përkiste modelit. Përgjigjet e sakta shpërbleheshin me ushqim, ndërsa me të pasaktat nuk merrnin asgjë.

Sipas Wasserman, testi ishte shumë i vështirë. Stimujt përfshinin karakteristika si gjerësia e vijës, këndi, rrathë të ndryshëm që e bënte të pamundur për t’i ndarë në aktegori duke përdorur rregullat apo logjikën. Shkencëtari shpjegoi se pëllumbat duhet të memorizonin secilën prej tyre në mënyrë që të përfundonin detyrën.

Pavarësisht vështirësive fillestare, pëllumbat mundën të arrinin një mesatare prej 68% pas shumë testesh dhe shpërblimesh. Rezultatet, thotë Wasserman, tregojnë aftësinë e jashtëzakonshme të pëllumbave në “nivelin e ulët” të të nxënit. “Ata janë punëtorë. Ata nuk hoqën dorë. Ata mësuan”, shprehet shkencëtari.

Metoda që iu vendos pëllumbave për të mësuar përqendrohet në njohjen e modeleve dhe formimin e lidhjeve. Shumë prej kafshëve përdorin këtë teknikë për të mësuar. Shkencëtarët thonë se po e njëjta mënyrë përdoret nga kompjuterët dhe inteligjenca artificiale, së cilës mund ‘i mësohet të njohë modelet dhe objektet./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Video shumë e rrallë: Lahutari shqiptar viti 1934

🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…

14 hours ago

Ariu dhe gjumi dimëror: Mit apo e vërtetë shkencore?

Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…

14 hours ago

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

  Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…

15 hours ago

Si të shpëtoni nga xhamat e mjegulluar në veturë: Shtypni vetëm një buton, mos e bëni këtë gabim

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…

16 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago