Mafia italiane filloi qe në shekullin e 19-të. Siçilia u rrënua vazhdimisht nga grabitësit e huaj që e kishin pushtuar dhe kishin marrë në dorë qytetet e tyre. Nga nevoja për mbrojtje vendasit e Siçilisë krijuan grupe ku u lidhën së bashku për të mbrojtur veten nga trajtimet çnjerëzore dhe ngacmimet e bëra nga grabitësit. Këto grupe mbrojtëse u kthyen të dhunshme dhe filluan aventurën e tyre në krim duke detyruar pronarët e tokave për të paguar para për mbrojtje. Më 17 mars 1861, u shpall bashkimi i Italisë dhe disa fuqi sunduese u përpoqën të vendosnin autoritetin e tyre në të gjitha provincat përfshirë Siçilinë. Kjo doli të ishte e vështirë pasi paligjshmëria dhe kaosi kishin krijuar një shtëpi në Siçili. Në vitet 1870 autoritetet romake u përpoqën të vendosnin situatën nën kontroll, por përfunduan duke forcuar grupet mafioze teksa arriten marrëveshje me ta për të rivendosur rendin dhe ligjin në qytet. Mafias iu tha të gjuante kriminelët e pavarur dhe në këmbim, ata u lejuan të vazhdonin zhvatjen e vazhdueshme të pronarëve të tokave.
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…