<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Simptomat e hershme të diabetit te moshat e reja

Një studim i botuar në revistën BMJ zbuloi se çdo vit, shumë të rinj diagnostikohen me diabet të tipit 2. Ka pasur rreth 56 përqind rritje të diabetit te njerëzit midis moshës 15 dhe 39 vjeç. Disa faktorë janë vërejtur si faktorë kontribuues në këtë çështje shëndetësore tek njerëzit.

Ndër to, indeksi i masës trupore të njerëzve është vënë re si një nga arsyet kryesore së bashku me ndotjen e ajrit. Rezultatet e studimit na tërheqin vëmendjen për situatën alarmante e cila po shton rastet e diabetit tek të rinjtë, transmeton Klankosova.tv.

Për gati dy dekada, ekspertët kanë vënë re rritje të konsiderueshme të numrit të diabetikëve në mesin e popullatës së re dhe disa nga faktorët shkaktarë të diabetit tek të rinjtë janë:

-Gjenetika

-Mungesa e aktivitetit fizik

-Rritja e stresit mendor

-Ndotja

-Indeksi i masës trupore

Përveç kësaj, faktorët që lidhen me stilin e jetës si konsumimi i një diete me kalori të lartë, stresi i tepërt ose lëvizja minimale fizike janë gjithashtu faktorë kryesorë që mund të shkaktojnë diabetin tek të rinjtë, si për burrat ashtu edhe për gratë. Simptomat e hershme të diabetit tek të rriturit e rinj mund të jenë të ndryshme.

Ekspertët thonë se simptomat e hershme të diabetit tek të rinjtë përfshijnë, humbje të papritur të peshës, urinim i shpeshtë,  uri e shtuar, infeksion gjenital, dobësi, lodhje.

Mirëpo, një nga simptomat tjera të hershme te meshkujt është mosfunksionimi erektil.

Simptomat e zakonshme të diabetit ndaj të cilave duhet pasur kujdes janë: urinimi i shpeshtë, ndjenja e etjes, humbja e peshës pa u përpjekur, oreksi i pakontrolluar, shikimi i turbullt, mpirja ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë, ndjenja e lodhjes dhe tharja e lëkurës.

Diabeti gjithashtu rrit rrezikun e sëmundjeve të tjera, si  sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe probleme me veshkat. Diabeti mund të çojë në dëmtim nervor, humbje të shikimit, humbje të dëgjimit, lëvizshmëri dhe gjithashtu shëndet të keq të dhëmbëve. Gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin mendor të individëve. Ata me diabet kanë dy deri në tre herë më shumë rrezik për sulme në zemër dhe goditje në tru.

postbck postbck

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

1 day ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

1 day ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

1 day ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

1 day ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

1 day ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

1 day ago