<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Vetia e mirë e makiatos që nuk e dinim

Kafeja me qumësht ose makiato, sipas një studimi nga Universiteti i Kopenhagës, është shumë e dobishme për organizmin e njeriut.

Kjo pije përmban proteina dhe antioksidantë, një kombinim që rrit vetitë anti-inflamatore në qelizat imune të trupit të njeriut. Inflamacioni është përgjigjja fizike që trupi jep kur vendos qelizat e bardha të gjakut dhe lloje të tjera kimikatesh për t’u mbrojtur nga bakteret, viruset ose substanca të tjera të huaja. Antioksidantët, nga ana e tyre, ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ që shkakton inflamacion në trup. Këta antioksidantë, të quajtur edhe polifenole, janë të pranishëm te njerëzit, si dhe te frutat e perimet. Dhe, pavarësisht përfitimeve të tyre, ato janë studiuar pak.

Sidomos, kur bëhet fjalë për të ditur se si reagojnë ndaj proteinave që gjenden në ushqime të tjera.

Këtu është fokusuar studimi danez, i publikuar këtë të hënë në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”. Aty është studiuar efekti inflamator i prodhuar nga kombinimi i polifenoleve dhe proteinave. Studiuesit kanë treguar se “kur një polifenol reagon me një aminoacid, efekti i tij frenues i inflamacionit në qelizat imune rritet”, tha shkencëtarja kryesore Marianne Nissen Lund.

“Prandaj, është e qartë se kjo përzierje mund të ketë një efekt të dobishëm në inflamacionin tek njerëzit”, shtoi ajo.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë shkaktuar inflamacion artificial në qelizat imune. Dhe më pas, disa prej tyre kanë marrë doza të ndryshme të polifenoleve që kishin reaguar me një aminoacid. Për një grup tjetër kanë zgjedhur të përdorin vetëm polifenole dhe së fundi grupit të kontrollit nuk i është dhënë asnjë lloj doze. Rezultatet kanë treguar se qelizat e grupit të parë kanë rezultuar të jenë dy herë më efektive kundër inflamacionit se ato të të dytit.

Deri më tani, studimet kanë treguar se këto molekula ngjiten me proteinat në produktet e mishit, qumështin dhe birrën. Dhe, për këtë studim, ata kanë dashur të hetojnë nëse e njëjta gjë ndodh kur përzihet qumështi me kafenë, i cili përmban një sasi të madhe polifenolesh. “Rezultati ynë tregon se reagimi midis polifenoleve dhe proteinave ndodh edhe në makiaton që kemi studiuar”, tha Marianne Nissen Lund. Për më tepër, “reagimi ndodh aq shpejt sa ka qenë e vështirë për ta shmangur atë në ndonjë nga ushqimet që kemi studiuar deri më tani”.

InForCulture

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

4 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

4 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

10 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

10 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

1 day ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

1 day ago