<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Shkencëtarët zgjidhin problemin e baterive të gjeneratës tjetër

Impakti që mund të ketë për makinat elektrike

Shkencëtarët thonë se më në fund kanë arritur që të tejkalojnë një barrierë të madhe që i pengonte deri më sot bateritë që të karikohen ultra shpejt. Qarku i shkurtër misterioz dhe problemi që i bënte të dështonte bateritë metalike të litiumit, u zgjidh nga një grup ekspertësh nga Universiteti i Stanford dhe laboratori SLAC në SHBA, të cilët thonë se gjetjet e tyre mund të kenë një impakt të madh për industrinë e makinave elektrike.

Bateritë e karikueshme metalike të litiumit janë të lehta, mbajnë shumë energji dhe mund të karikohen shumë shpejt, megjithatë deri më tani ato kanë qenë të papërshtatshme për përdorim komercial për shkak të ‘stresit mekanik’ që pësonin gjatë karikimit.

“Një gërvishtje e vogël, përkulja ose rrotullimi e këtyre baterive mund të shkaktojë çarje nanoskopike tek materialet dhe litiumi të depërtojë në elektrolitin e ngurtë duke shkaktuar qark të shkurtër tek ky i fundit,” tha profesori William Chueh, Stanford Doerr.

“Edhe pluhuri apo papastërti të tjera mund gjenerojnë mjaftueshëm probleme sa për t’i bërë këto bateri me probleme”, shtoi ai.

Ky fenomen për vite me radhë i ka vënë në pikëpyetje shkencëtarët. Hipoteza e disave ishte që ndodhte për shkak të vërshimit të paqëllimshëm të elektroneve, ndërsa të tjerë thonin se ishte një problem kimik.

Por shkencëtarët ndërmorën një seri prej 60 eksperimentesh për të provuar se problemet në fakt shkaktoheshin nga çarjet e gërvishtjet nanoskopike, tek elektrolitet qeramike.

“Nëse i jepet mundësia për të depërtuar tek elektroliti, litiumi do ta gjejë rrugën duke lidhur katodën me anodën. Kur kjo ndodh, bateria dështon”, tha eksperti Geoff McConohy.

InForCulture

Recent Posts

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 hours ago

Si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

  Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…

2 hours ago

Truk nga kopshtarët me përvojë: Si t’i bëni domatet tuaja të japin më mirë fruta?

  Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…

2 hours ago

Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës, ja pse

  Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…

2 hours ago

Fsheh KURTHE vdekjeprurëse?! Varri i perandorit të parë kinez po SHOKON historianët!

  Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…

3 hours ago

Katër zgjidhje të shpejta për flokët e yndyrshme

  Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…

3 hours ago