Mermeri është një sipërfaqe shumë e ndjeshme, ndaj duhet të dini se si ta pastroni siç duhet
Mermeri është një nga materialet më poroze prej guri natyror që mund të gjeni.
Me mermerin, problemi i madh është pikërisht se si të hiqni shumicën e njollave prej tij! Megjithatë, një dëm i tillë mund të shmanget nëse veproni shpejt.
Heqjen e shumicës së njollave nga sipërfaqet e mermerit duhet lënë profesionistit, mirëpo vetë mund t’i hiqni njollat e tymit nga mermeri përreth stufës, transmeton Telegrafi.
Fërkoni butësisht mermerin me pluhur guri vullkanik dhe ujë. Nëse njolla nuk hiqet, fërkojeni me lëng limoni – por mos e lini në sipërfaqe sepse thartira e limonit do ta gërryejë gurin.
Njollat yndyrore zakonisht mund të hiqen me spiritus të bardhë. Gjatë pastrimit me të, ajroseni dhomën mirë, mos pini duhan dhe nëse keni ngrohje me gaz, fikni flakën kontrolluese.
Reklama
Dëshironi të përmirësoni të çarat në mermer, më së miri është ta bëni me ndihmën e ngjitësit me bazë rrëshire epoksidi.
Me përzierje e pluhurit të mermerit dhe ngjitësit me bazë epoksidi mbushni vrimat e vogla dhe vendet e gërvishtura ose zëvendësoni pjesët që mungojnë. Në vend të pluhurit të mermerit, mund të përdorni pluhur kaolinë dhe ngjyrën e duhur. /Telegrafi/
Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…
Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…
Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…
Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…