Dokument pa datë, i dërguar nga Mustafai në adresë të bejlerbeut të Rumelisë që vërteton tre pika të karrierës ushtarake të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut:
1. U arsimua në shkollën e jeniçerëve në Edirne dhe e filloi karrierën ushtarake pasi kishte plotësuar edukimin ushtarak.
2. Në kohën e dokumentit Skënderbeu kërkonte një zeamet që në këtë periudhë e gëzonin vetëm subashët, që do të thotë se ai tashmë ose ishte të paktën subash (komandant kazaje), ose kishte pasur një post të lartë në Edirne në hierarkinë e jeniçerëve, sepse vetëm në këto raste sipas rregullave mund të kërkohej një zeamet.
3. Dokumenti vërteton se Skënderbeu ishte aq “garip” saqë edhe eprori i tij, i cili kishte të drejtën për lëshimin e aktit të aplikimit, ia jepte këtë dokument sa për sy e faqe që të shmangte konfliktin me të.
“Ta dini se Jovani që kishte nën sundim Mysjen e sipërpërmendur, qëndroi brenda në Mysje për mjaft kohë, pastaj rrethoi Krujën (Akçahisar) dhe patën ndodhur shumë luftëra. Një djalë i Jovanit në fjalë, i quajtur me emrin Iskender, që kishte hyrë në kuadrot e timareve duke dal prej selisë së shenjtë (asitane-yi devletten tımara çıkan), kërkoi zeametin e Mysjes, si dhe kërkoi prej meje, mikut tuaj, një letër rekomandimi (şefkatname) për selinë e shtetit. Megjithëse kërkesën ia morëm parasysh dhe sa për formë ne po i japim një letër rekomandimi, por juve mos t’u shkojë aspak ndërmend që t’i jepni zeametin e sipërpërmendur, për arsye se ai është djali i sundimtarit të mëparshëm të vendit të sipërpërmendur. Duheni domosdoshmërish të tregoheni të rezervuar, të tjerat i di madhëria e juaj. Për hir të Zotit u rrittë dhe u zgjattë për jetë hija e juaj.”
Robi juaj, më i ngratë, fakiri Mustafa.
Dokumenti është botuar në origjinal nga historiani turk i ndjeri İsmail Hakkı Uzunçarşılı në Kongresin e VI të Historisë Turke në vitin 1961, përkthyer nga Mykerem Janina dhe botuar nga Selami Pulaha në veprën “Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV, Burime osmane, Selami Pulaha, Universiteti i Tiranës, Tiranë 1968”.
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…