Një teknikë e “gjumit ushtarak” është bërë shumë e njohur në mediat online. Sipas kësaj teknike, njerëzit mund të flenë në afat rekord: brenda dy minutave. Por, pse quhet kështu? Gjumi shpeshherë përshkruhet si funksion thelbësor, duke i lejuar trupit dhe mendjes të rimbushet.
Thuhet se së pari u gjet nga ushtria amerikane, që ua mundësonte ushtarëve të flinin me shpejtësi. Këtë lloj metode e ka komentuar edhe trajneri i palestrës, Justin Agustin. Trajneri që numëron mbi 17 milionë ndjekës në TikTok, tregoi mënyrat e kësaj metode.
Relaksoni fytyrën tuaj – Mbyllni sytë. Merrni frymë ngadalë dhe thellë. Më pas, relaksoni ngadalë të gjithë muskujt e fytyrës. Relaksoni nofullën, faqet, gojën, gjuhën dhe sytë.
“Hidhni” supet dhe duart – Hiqni dorë nga çdo lëvizje. Relaksoni qafen dhe ndiheni veten të zhytur në karrige apo në shtrat. Më pas, filloni nga maja e krahut të djathtë dhe ngadalë relaksoni bicepsin, parakrahët dhe duart. Përsëriteni me anën tjetër. Vazhdoni të merrni frymë ngadalë dhe thellë.
Nxirrni frymën dhe relaksoni gjoksin – Me shpatullat dhe krahët e relaksuar, Relaksoni këmbët – Filloni me kofshën e djathtë, lëreni të zhytet në karrige ose në shtrat. Bëni të njëjtën gjë edhe me anën e majtë.
Kthjelloni mendjen – Provoni të mbani në mend një imazh. Zgjidhni diçka relaksues.
Përsërisni fjalët “Mos mendo” për 10 sekonda.
Nuk ka studime shkencore nëse kjo metodë funksionon 100 për qind, mirëpo Agustin dhe qindra njerëz në botë kanë deklaruar se nëse praktikohet shpesh, do të arrihet suksesi i dëshiruar.
Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…
Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…
Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…
Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…