<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Studimi: Kujdes, edhe konsumi i “moderuar“ i alkoolit shkakton probleme shëndetësore serioze

Të gjithë e dimë se konsumi i tepërt i pijeve alkoolike, është i dëmshëm për shëndetin tonë. Por ç’mund të thuhet për ata që konsumojnë vetëm disa gota në javë? Studimet e mëhershme, kanë zbuluar se vera e kuqe ka antioksidantë, prandaj disa gota në javë “i “bëjnë mirë shëndetit”.

Studime të tjera kanë sugjeruar, se ata që pinë pak deri në një nivel të moderuar, kanë më pak të ngjarë të përjetojnë një atak në zemër, sesa ata që e shmangin krejtësisht konsumin e alkoolit. Madje vera, e konsumuar në sasi të moderuara përfshihet në dietën mesdhetare, dhe cilësohet si një dietat ushqimore më të shëndetshme në planet.

Por një studim i ri, i bazuar tek një grupim i madh të dhënash nga Britania e Madhe, sugjeron tani edhe konsumimi i më i vogël sesa numri aktual i gotave të rekomanduara në një javë në Britaninë e Madhe, shoqërohet me një rrezik të shtuar të problemeve kardiovaskulare.

“E ashtuquajtura kurba në formë J-je e marrëdhënies sëmundje kardiovaskulare-konsumimi i alkoolit, që sugjeron përfitime shëndetësore nga konsumi i ulët deri në mesatar i alkoolit, është miti më i mad,h që kur na u tha dikur se duhani na bën mirë”- thotë eksperti kardiovaskular Rudolf Shute nga Universiteti Anglia Raskin (ARU).

Problemi, sugjeron ekipi i studiuesve nga ARU dhe Kolegji Universitar i Londrës, është se shumë njerëz që nuk pinë alkool, nuk e bëjnë këtë për shkak të shëndetit të dobët që kanë aktualisht. Ndaj kur pësojnë sulme në zemër, ose kur kanë probleme të tjera koronare, kjo nuk ka lidhje me mos-pirjen e alkoolit prej tyre, dhe as nuk sugjeron që pirja e një sasie të ulët ose të moderuar të alkoolit është mbrojtëse për ta.

Studiuesit analizuan të dhënat e “Biobank” në Mbretërinë e Bashkuar, që përfshinin 333.259 konsumatorë të alkoolit, dhe 21.710 njerëz që nuk kishin pirë kurrë alkool. Ata analizuan të dhënat gati 7-vjeçare, duke parë sa herë ndonjë nga pjesëmarrësit kishte një ngjarje kardiovaskulare, sëmundje të zemrës apo sëmundje cerebrovaskulare

“Në grupin që morëm në studim, ata që nuk pinin kurrë alkool ishin më të moshuar, më pak aktivë në aspektin fizik, kishin një indeks më të lartë të masës trupore, dhe ishin më pak të pasur. Edhe pas përshtatjes së këtyre faktorëve të rrezikut kardiovaskular, ata që nuk pinin kurrë kishin një rrezik 31, 51 dhe 46 për qind më të lartë për të vuajtur përkatësisht nga një sëmundje të përgjithshme, sëmundje kardiovaskulare apo sëmundje cerebrovaskulare”-theksoi ai.

Më pas krahasoi konsumuesit në nivele shumë të vigla të alkoolit me ata që pinin më shumë, dhe zbuloi se vera ishte minimalisht mbrojtëse nga sëmundjet ishemike të zemrës, por nuk ishte e lidhur me sëmundjet e tjera kardiovaskulare.

Për pijet e tjera alkoolike si birra dhe pijet alkoolike, edhe për njerëzit që konsumojnë më pak se 14 gota në javë, që është numri aktual i rekomanduar në udhëzimet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar rezultati duket shumë më i keq.

“Në mesin e konsumatorëve të birrës, dhe pijeve alkoolike në veçanti, edhe ata që konsumonin më pak se 14 vota në javë, ishin më të rrezikuar të përfundonin në spital për shkak të një ngjarjeje kardiovaskulare që përfshinte zemrën ose enët e gjakut”- shprehet Shute Në kushtet kur studime të tjera kanë zbuluar se alkooli është një nga kontribuesit kryesorë të vdekjeve dhe sëmundjeve në mbarë botën, tani mund të jetë koha e duhur që shumëkush të nisë ta reduktojë konsumimin e alkoolit.

InForCulture

Recent Posts

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

    Mjekët shpesh paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të paraqesë një rrezik të veçantë…

20 hours ago

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

2 days ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

2 days ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

2 days ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

2 days ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

2 days ago