<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqipëria e Epërme dhe e Poshtme – Gegët dhe Toskët ”Gegët e veriut dhe toskët e jugut nuk kanë asnjë ndryshim për sa i përket sjelljes dhe zakoneve..”

SHQIPËRIA E EPËRME DHE E POSHTME – GEGËT DHE TOSKËT

Ndodh shpesh që kombet që ndajnë kufijtë me njëri- tjetrin, të flasin të njëjtën gjuhë ose të jenë dygjuhësh – kjo ka ndodhur edhe në zonat kufitare të Shqipërisë. Banorët e Felitit, Margaritit, Argjiro Kastros, qoftë myslimanë apo ortodoksë, nuk flasin greqisht, ndërsa ata më afër me kufirin grek pak a shumë e kanë marrë gjuhën greke, përmes rdhesit e tyre te sotem ndikimit të shkollave të lëna pas dore nga qeveria otomane, dhe të fesë ortodokse, që vazhdon ta ruajë greqishten e lashtë si gjuhë të kishës.

Në Shqipërinë e Epërme çështja është ndryshe, por sidoqoftë, nuk mund të thuhet se ajo pjesë është tamam në kufi me Italinë. Atje mbizotëron riti latin, por klerikët e Kishës Perëndimore përdorin gjuhën shqipe për qëllime kishtare, dhe është falë tyre që shqiptarët kanë tani ata pak libra të shtypur në gjuhën e vendit.

Sikur raca shqiptare të ishte ekspozuar ndaj tundimeve të civilizimit të lartë, ndoshta do të kishte pësuar fatin e kombeve të tjera në atë pozitë. Herodoti i përshkruante si fillimisht abstinentë, kursimtarë, të qëndrueshëm dhe të sinqertë; por të korruptuar nga luksi, ata më vonë u bënë të njohur për veset e kundërta me këto virtyte. Raca shqiptare, e ndarë nga bota për shkak të pozitës së saj gjeografike, me kombe me shkallë po aq të ulët sofistikimi në kufijtë e vet, me të cilët, për më tepër, në pjesën më të madhe të kanë pasur marrëdhënie armiqësore; me tradita dhe zakone me prejardhje të lashtë që ndërtojnë një opinion publik të fuqishëm;i kanë ruajtur deri tani virtytet e tyre të egra të paprekura. Por do të ishte guxim i marrë të profetizonimse ata do të vazhdonin t’i ruanin ato virtyte spartane kur të binin në kontakt të ngushtë me teprimet e qytetërimit që dominojnë qendrat e mëdha të Evropës Perëndimore.

Gegët e veriut dhe toskët e jugut nuk kanë asnjë ndryshim për sa i përket sjelljes dhe zakoneve; po kështu dallimet dialektore nuk janë më të mëdha se ato që ekzistojnë midis zonave të Anglisë. Çdo rivalitet që ekzistonte më parë midis këtyre dy grupeve të mëdha ishte rezultat i ambicieve të udhëheqësve të tyre respektivë, pashallarëvevendas të Shkodrës dhe Janinës. Që nga vdekja e Skënderbeut dhe deri në vitin 1831, ata u qeverisën nga pashallarët e tyre, që banonin në një numër qytetesh të rëndësishme. Beu trashëgonte autoritetin e të parëve të vet dhe porta i konfirmonte trashëgimtarit pushtetin e paraardhësve të vet. Deklarimi i besimit nuk kishte ndonjë ndikim në heqjen ose ndryshimin e këtij zakoni të vjetër dhe oborret e tyre ishin të përziera. Raca mbizotëronte mbi çdo konsideratë tjetër.

Patrick Colquhoum & Pashko Wassa PELLAZGËT PASARDHËSIT E TYRE TË SOTËM DHE ORIGJINA PELLAZGE E POEMAVE TË HOMERIT /Trungu & InforCulture.info

Piktura në ballinë të artikullit nga Agim Sulaj.

InForCulture

Recent Posts

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore?

Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i nxehtë. Asgjë më shumë. Megjithatë, ky…

12 hours ago

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

Një ide e thjeshtë, e frymëzuar nga një fluturim, ndryshoi përgjithmonë industrinë e hotelerisë. Në…

13 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

18 hours ago

Kur fillojnë të zvarriten foshnjat?

    Fëmija juaj mund të fillojë të mësojë të zvarritet kur është mes 6…

18 hours ago

Cili është më i shëndetshëm: Shalqiri apo pjepri? Ja çfarë përfitimesh sjell secili

Të gjitha llojet e pjeprit janë të pasura me ujë, kanë pak kalori dhe ofrojnë vitamina,…

18 hours ago

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

2 days ago