<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURËKURIOZITETE

Zejtari që mban gjallë trashëgiminë përmes qeleshes

Në fshatin libanez Hrajel, 40 km në verilindje të kryeqytetit Bejrut, një artizan punon shumë për të ruajtur zanatin e bërjes së qeleshes, e njohur ndryshe nga vendasit si ‘Lebbedeh’.

Teksa përdor një bodrumin si vend pune Joseph Akiki, përzien leshin e deleve me sapun organik dhe ujë, ndërsa formon me kujdes qeleshen në formë koni. Qeleshja është drejt zhdukjes pasi po përdoret më shpesh si një pjesë dekorative, sesa për t’u veshur. Megjithatë Akiki beson se tradita mund të ruhet dhe t’u kalohet brezave të ardhshëm.

“Lebbedeh është si zanatet e tjera të vjetra që po vdesin, po mundohem t’ua kaloj nipave të mi. Kur një trashëgimi zhduket, ne humbasim shumë, humbasim historinë. Nëse ndaloj së bërë Lebbedeh, ndoshta askush nuk do ta bëjë atë pas meje.”

Ai e mësoi zanatin duke parë gjyshin e tij në punishte teksa kalonte nëpër të gjitha hapat e krijimit të qeleshes tradicionale.

“Isha rreth 19 vjeç kur mësova se si të bëja një Lebbedeh, tani nipat e mi pesë, tetë dhe dhjetë vjeç, ulen pranë meje dhe më ndihmojnë, shpresoj që ta mësojnë dhe ta ruajnë.”

Sipas Akikit, Lebbedeh u vesh fillimisht mijëra vjet më parë nga fenikasit, dhe më pas njerëzit që jetonin në rajonet malore filluan ta mbanin atë për t’u mbrojtur nga i ftohti. Mjeshtri 60-vjeçar shpjegon se qeleshet punohen me dorë në çdo hap të prodhimit.

“Nuk përdoren kallëpe apo makineri dhe për këtë arsye kapelet mund të ndryshojnë në madhësi dhe formë”.

Akiki ka shfaqur punën e tij në ekspozita të ndryshme. Disa prej tyre janë blerë nga biznese dhe klientë të ndryshëm.

Klan News

InForCulture

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

11 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

11 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

12 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

12 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

12 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

13 hours ago