<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ky zakon gjatë gjumit është mjaft i rrezikshëm për dhëmbët tuaj

Përveç pamjes piktoreske të dikujt që fle me gojën hapur, ky zakon paraqet rrezik për zgavrën e gojës e cila thahet dhe humbet efektin mbrojtës të pështymës.

Keni tendencë të flini me gojë hapur? Ky është një zakon që mund të jetë po aq i dëmshëm për smaltin e dhëmbëve sa edhe pirja e një sode me sheqer pak para gjumit.

Shkencëtarët nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re zbuluan se kur goja lihet e hapur gjatë gjumit, pështyma thahet dhe mbrojtja antibakteriale e pështymës në gojë humbet.

Ndërsa zgavra e gojës humbet efektin mbrojtës të pështymës, pH e gojës bëhet gjithnjë e më acid, gjë që favorizon zhvillimin e prishjes së dhëmbëve. Shkencëtarët vlerësojnë se dëmi që u bëhet dhëmbëve kur flemë me gojë hapur është i barabartë me dëmin që ndodh pas konsumimit të një pije me sheqer pak para gjumit (dhe kur nuk i kemi larë dhëmbët).

Në kushte normale pH e gojës është 7.7, pra neutrale, shpjegojnë studiuesit. Por kur flemë me gojë të hapur pH-i i gojës bëhet më acid, 6.6, ndërsa tek disa pjesëmarrës gjatë eksperimentit përkatës pH arriti në 3.6.

Sipas studiuesve, problemi është më i rëndë në dhëmbët e pasmë sepse aty goja thahet më shumë. Gjithashtu, problemi është më intensiv tek meshkujt pasi flenë më shpesh me gojë hapur në krahasim me femrat.

InForCulture

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

12 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

12 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

12 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

13 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

13 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

13 hours ago