<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

90 vajza u hodhën nga shkëmbi në greminë për tu mos u bërë skl.lave të Turqve kur Osmanët pushtuan Krujën

U zhvillua në mënyrë të veçantë Kulti i lu.ftës e i trimërisë.

Thuhet: “Ai është trim si zana”, ose “Kush jep jetën për atdhe, s’thonë se vd.iq po thonë ka le”. “Vd.ekja me nder është kapak floriri”. “Shqiptari kur jep fjalën ther djalën”. “Shqiptari kur jep fjalën jep jetën”.

Në mendësinë popullore të vd.ekurit nga plu.mbi, duke luf.tuar me armiq quhej virtyt. Këndohej në këngë. Jo më kot në shumë vise malore të vendit tonë janë tejet të zhvilluara këngët e trimërisë, dhe mjaft të preferuara për t’u dëgjuar në popull. Edhe këngët e trimërisë e kanë përforcuar këtë kult, duke i bërë heronjtë e vërtetë të kombit tonë të pavd.ekshëm. Kështu është trashëguar kulti i trimërisë nga brezi në brez. Kjo e ka mbajtur të gjallë e vital popullin tonë. I thonë dhe “trimi i mirë me shokë shumë”. Mendësia këtu e domosdoshmërisë së lidhjes e vllazërimit mdis Shqiptarëve për t’i dalë së keqes përpara, ka qenë nevojë jete, sigurie.Kulti i trimërisë është zhvilluar dhe ndër gratë shqiptare. Njohim ndër to trimen e kombit Shote Galica, Norën e Hotit e Tringën e Grudës. Maro Kondën e Qorrojt të Kurveleshit, Distrën e Përmetit.

Në popullin tonë është i zhvilluar kulti i qendresës , kulti i të panënshtruarit, natyrisht e lidhur kjo dhe me kultin e trimërisë. Nuk i jepej shqiptari i gjallë në duar armikut.Kur nuk kishte sit ë bënte ndryshe, se kundërshtarët mund ta kapnin gjallë, ai vr.iste veten, për të mos u bërë skllav e për të mos u poshtëruar prej armiqve.

Sa fakte historike, gojëdhëna e rrëfenja të çuditshme ka për këtë. Le të kujtojmë heroin Oso Kuka që dogji veten në kullë të barotit, të kujtojmë Selam Musa Salarinë e Labërisë trime që e kapi topin nga gryka e u vetëflijua në ballë të furtunës së luf.tës. Heroi i gjalë i maleve tona Bajram Curri, kur e pa se ishte i rrethuar, vr.au veten që mos ta vri.tnin të tjerët.

Shqiptari ka pasur një concept krejt të veçantë për nderin, të bashkuar edhe me krenarinë e popullit , e ka për të udhës që më mirë të flijohej se sa të bjerë skllav në duart e tjetrit.https://d-1409122405644525318.ampproject.net/2211302304002/frame.html

Këtë e kanë treguar edhe gratë e vajzat shqiptare të cilat për të mos u skllavëruar nga armiqt pushtues ose feudalë përdhunues, janë hedhur në greminë. Fakte historike e gojëdhëna për këtë kemi me shumicë. Këtë na e tregon legjenda e “Shkëmbit të Vajës” në Krujë ku 90 vajza u hodhën nga shkëmbi në greminë për tu mos u bërë skllave të Turqve kur Osmanët pushtuan Krujën. Ndryshe, do të bëheshin skllave, do të poshtëroheshin e do të dhunoheshin nga ushtarët pushtues. Kështu bënë edhe gratë e Sulit në Camëri që u hodhën me gjithë fëmijët e tyre nga shkëmbi I Zallogut kur Ali Pashë Tepelena masakroi Sulin aty nga viti 1809, e ato do të përdhunoheshin , po kështu Maro Konda e Corrajt të Kurveleshit.

Ka gojëdhëna të tilla në Dibër, në Martanesh etj. legjenda e ujit të bardhë në Gjorën e Krujës…

Si popull autokton e gjithmonë në mbrojtje të lirisë në trojet e tij, është zhvilluar virtyti i atdhedashurisë : i dashurisë për vndlindjen, për krahinën, për tërë atdheun e tij. Kjo e të tjera si kjo u kanë rënë në sy të huajve. Ata thonë se shqiptari e dashuron vendin e tij në mënyrë të çuditshme. Ata vihen me dëshirë në shërbim të atdheut, pa pyetur për vuajtje, për pasojat vd.ekjeprurëse të tyre.

Sinqeriteti i shqiptarit është i veçantë, që e dallon atë nga shumë popuj të tjerë. Bajroni thoshte se shqiptarët janë të hapur, të sinqertë, ndryshe nga popujt e tjerë që janë të shtirur (hipokritë). Shqiptari t’a thotë fushës mendimin që e ka e jo pas shpine.Ndarja tek Shqiptarët, si akt besnikërie e miqësie ka qenë tepër i veçantë.

Marrë nga libri “Etnologjia ndër shqiptarë”-Mark Titra

InForCulture

Recent Posts

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

    Mjekët shpesh paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të paraqesë një rrezik të veçantë…

1 day ago

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

2 days ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

2 days ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

2 days ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

2 days ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

2 days ago