<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Rrëfimi i Fadil Hoxhës për vrasjen e heroit Shaban Polluzha

Fadil Hoxha, kryekomunisti i Kosovës prej vitit 1943-1969, kishte rrëfyer ngjarjen e vrasjes së Shaban Polluzhës dhe ushtarëve të tij. Në librin e Veton Surroit “Fadil Hoxha në vetën e parë”, kishte treguar versionin e tij për vrasjen e Polluzhës dhe anëtarëve të tjerë të Çetës së Drenicës, më 21 shkurt të vitit 1945. Hoxha kishte thënë se kur ishte likuiduar Shaban Polluzha ishte qetësuar Drenica.

“Ne luftë u vranë shumë njerëz tanë. Kjo ka zgjatur afër një muaj ditë, qetësimi i situatës në Drenicë afër një muaj e kusur. Lufta kundër asaj njësie, siç quhej të Shaban Polluzhës, një pjesë e të cilës shpejt është shpërndarë ka ikë, por një pjesë e tyre kanë luftuar kundër nesh, sidomos Mehmet Gradica edhe të tjerë, si dhe Shabani. Ashtë vra Shabani, asht vra i biri. Kjo ka zgjatë nja një muaj ditë, por aty janë vra bukur edhe do partizanë tanë. Nuk e di numrin taman”. “Me likuidimin e këtij grupi të Drenicës gati është qetësue Drenica. Deshta me të thanë se edhe populli i Drenicës, një pjesë e madhe e tij, ka marrë pjesë me ne, mbasadndej kundër këtyre. Kështu që kjo asht jashtëzakonisht me rëndësi përndryshe do të kishim probleme edhe masandej në Drenicë”, thotë Fadil Hoxha, cituar në librin e Veton Surroit, në intervistën e tij të dhënë përmes magnetofonit Rexhai Surroit, në gusht të vitit 1963.

Sipas versionit të Hoxhës, Shaban Polluzha e kishte thyer marrëveshjen me komunistët dhe nuk kishte mbajtur premtimin për ta çuar Çetën e Drenicën në frontin e Sremit, aty ku luftohej mes gjermanëve e komunistëve, në kuadër të luftës së dytë botërore. Sipas Hoxhës, Shaban Polluzha me ushtarët e tij ishin pajtuar t’iu bashkoheshin komunistëve dhe të merrnin pjesë në frontin e Semi, në Serbi, ku po luftohej kundër gjermanëve. Mirëpo, kur çeta e Shaban Polluzhës po kalonte prej Drenicës për në Podujevë, duke shkuar për në frontin e Sremit, qindra banorë të Llapit kishin kërkuar Polluzhës dhe ushtarëve shqiptarë të mos shkonin në Serbi e të lënin qytetet e Kosovën në dorën e komunistëve shqiptarë e serbë.

Dhe, kështu edhe kishte ndodhur. Luftëtarët e Shaban Polluzhës ishin kthyer në Drenicë, ku pastaj ishin vrarë nga komunistët e Fadil Hoxhës. Para se të vdiste Fadil Hoxha ishte bërë anëtar nderi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ishte varrosur me nderime nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës të cila kishin qenë trashëgimtare të UÇK-së. Shaban Polluzha ishte nderuar nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në vitin 1993 me dekoratën “Urdhri për Veprimtari Patriotike të Klasitë të Parë”, ndërsa, Presidenti Fatmir Sejdiu, në vitin 2009, Pollzhën e shpallë “Hero i Kosovës”.

Para pak kohësh, qyteti i vetëm në Europë, Gjakova kishte nisur procedurat për nderimin e një komunisti, siç ishte Fadil Hoxha. Madje, ishte paraparë ndërtimi i bustit të tij midis Gjakove. Ky projekt ende nuk është realizuar. Ende nuk ekziston në Kosovë një dokument me të cilin dënohen krimet e komunizmit. Ka pasur disa përpjekje por kanë dështuar edhe në Parlamentin e Kosovës për të nxjerrë një Rezolutë me të cilën do të dënoheshin krimet që kanë ndodhur në kohën e komunizmit. (voal.ch)

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

6 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

9 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

10 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

11 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago