<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Anne Bonny, jeta dhe aventurat, të vërtetat dhe legjendat e piretes më të rrezikshme të Karaibeve

Nga Albert Vataj

Anne Bonny do të hynte në historinë e grave që u morën me pirateri si një personazh i veçantë. Gjaknxehtë dhe kurajoze, përdoruese shumë e mirë e shpatës dhe një shënjuese shumë e zonja me pistoletat e asaj kohe. Aventurat e saj janë të panumërta, sikurse janë të pamata dhe të pashembullta grabitjet e thesareve në anijet që lundronin në Karaibe. Ajo bën pjesë në kolanën e grave që i’u dhanë aventurës së detrave të egër dhe jetës së shfrenuar  dhe plot rreziqe të piratëve.

E lindur me emrin Anne Cormache, ajo ishte vajza e paligjshme e një avokati irlandez dhe shërbyeses së gruas së tij. Për shkak të skandalit, ata të tre u vendosën në një koloni në Karolinën e Jugut, ku babai i saj krijoi një plantacion. Më pas ajo ra në dashuri me një detar të varfër dhe të dy ikën në një bastion piratësh në Bahamas. Aty ajo takoi piratin e njohur Calico Jack dhe iu bashkua ekuipazhit të tij , e veshur si mashkull. Ajo u takua dhe u njoh me piraten tjetër të njohur, Mary Read, të cilët  e bënë më të famshme aktivitetin e saj si pirate.

***

Nëna e Anne vdiq kur ajo ishte 12 vjeç. Anne kishte flokë të kuqe. Ka pasur një temperament të zjarrtë. Që në moshën 13-vjeçare goditi një shërbëtore me thikën e bukës, duke filluar kështu karrierën e saj të aventurës dhe vrasjes. Ajo u martua me një marinar të varfër, piratin e quajtur James Bonny, cili shpresonte të zotëronte diçka nga pasuria e babait të saj të pasur. Por ai e mohoi atësinë e Anne duke e lënë atë me gisht në gojë.

Tregohej se Anne Bonny i vuri zjarrin plantacionit të të atit për hakmarrje. Gjithsesi ky mbetet një trill pasi nuk u disponua kurrë një dëshmie e tillë. Megjithatë, është e vërtetuar se diku mes viteve 1714 dhe 1718, ajo dhe James Bonny u zhvendos në Nassau , në New Providence,  Island, i njohur si një vend i shenjtë për piratët anglez e quajtur Republika e Piratëve .

Jeta e saj kaloi përmes aventurash të panumërta, të cilat e plotësojnë kuadrin e kësaj gruaje që u kthye në legjendë. Aktiviteti i saj e rëndit atë piraten më të rrezikshme të Karaibeve.

Në tetor 1720, ajo u kap, u dënua me varje nga guvernatori i Xhamajkës, por u mbrojt duke thënë se ishte shtatzënë; ligji britanik parashikonte shtyrjen e ekzekutimit në raste të tilla. Nuk ka ndonjë dokument historik për lirimin ose ekzekutimin e saj. Sipas një gojëdhëne, i ati i Annes pagoi për lirimin dhe ajo u kthye  në Charles Town, Karolina e jugut, ku krijoi familje dhe jetoi deri në 82 vjeç.

InForCulture

Recent Posts

“Xhemijeti” në 100 vjet, si pararendëse e LDK-së së Ibrahim Rugovës

Për Ferat Dragën është ditur që ka qenë deputet në Parlamentin e mbretërisë serbo-kroatesllovene, që…

4 hours ago

Kur palca e kockave prodhon shumë trombocite: Trombocitemia esenciale dhe mpiksjet e gjakut

Niveli i rritur i trombociteve, përveç formimit të mpiksjeve të gjakut, mund të shkaktojë edhe…

5 hours ago

Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

Nga Hilë Lushaku Aziz Vrioni u lind më 1859, në Berat, ku mori edhe mësimet…

7 hours ago

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

1 day ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

2 days ago