<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Përvjetori i Betejës së Nokshiqi 1879-2022

Në dimrin e ftoftë të vitit 1879 dallgët dhe stuhitë ekspansioniste iu kishin vërsulur trojeve shqiptare. Pushtuesve osman ju kishte filluar t’i u lëkundej dheu nën këmbë, ndërkaq Rusia Cariste e fuqizuar me fitoren ndaj ushtrisë osmane  përpiqej ta  shtonte ndikimin dhe influencën e saj në Gadishullin Ballkanik.

Sllavet e Ballkanit përfitonin duke zgjeruar territore në dëm të trevave shqiptare. Vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit ndikuan që shqiptarët te ngrehin zërin e tyre në mbrojtje të tokave shqiptarë që rezultuan me faktin që krerët me më zë të kohës të organizohen përmes  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Një nder nismëtarët kryesor të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit ishte edhe Ali Pasheë Gucia, sëbashku me Jakup Ferrin. Këto dy figura historike të  trevës tonë  sëbashku me burrat më  të mëdhenj të  kombit morrën vendimet më me rendësi për fatin e kombit shqiptar në  këtë periudhë  plotë  trazira të historisë  duke hedhur poshtë vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit dhe duke ua “kthyer pushkën” edhe fuqive të mëdha.

Para 143 viteve në  betejën e lavdishme të Nokshiqit  ra  heroikisht komandanti i forcave vullnetare mbrojtëse shqiptare Jakup Ferri  bashkë me 800 bashkëluftëtarë dhe 600 te plagosur . Jakup Ferri  me bashkëluftëtarë ra ne mbrojtje të shqiptarisë, duke arritur një nder fitoret më  të  lavdishme në historinë e popullit shqiptar vetëm me forca vetanake të përbëra nga vullnetarët e ardhur  nga të gjitha trojet shqiptare, të armatosur, dobët të pajisur me armatim elementar por me vullnet të zjarret në mbrojtje të atdheut.

Atdhetatarizmi dhe dëshira e shqiptareve për ti mbrojtur tokat e stërgjyshërve nga copëtimi mposhten ushtrinë e rregulltë  të okupuesve malazias  të udhëhequr nga Mark Milani, e cila ishte mirë e organizuar, e armatosur dhe e pajisur me armë më moderne të kohës  (topa, mitraloza, pushkë e revole) nga Rusia, e disa  shtete të tjera Evropiane. Forcat vullnetare shqiptare nën komandën e Jakup Ferrit i  shkaktuan humbje të mëdha në njerëz 2500 ushtarë të vrarë malazez dhe 1200 robër dhe teknikë ushtarake ushtrisë malazeze. Ne këtë përvjetor të përkujtimit të kësaj beteje mund të ndiejmë krenarinë tonë për sukseset dhe përkushtimin kohës të shqiptarëve të Plavë Gucisë por edhe përkrahjes së fuqishme  të krerëve e vullnetarëve nga trevat e tjera shqiptare. Në këtë përvjetor mund të parashtrojmë pyetjen historianëve të sotëm, pse vallë ky përkujtim jubilar po ikën dhe asnjë organizim dhe përkujtim, as i intelektualëve në mënyra vetenake por edhe asnjë aktivitet nga shtetet tona për Luftën dhe betejën e Madhe të Nokshiqit, që edhe  analistët e kohës e kishin  vlerësuar si bazament të vetëdijesimit kombëtar të faktorit shqiptar  për krijimin e shtetit shqiptar.

Kronisti i kohës i gazetës britanike The Guardien, Arthur Evans, në korrespodencat e asaj kohe dhe në librin e tij “Albanian Letters” pikërisht këtë luftë e kishte  vlerësonte si një ndër hapat e par që shqiptarët i kishin ndërmar për të luftuar me qëllim të krijimit të  shtetit të  tyre nacional. Po ashtu  me 2 maj te vitit 1880 gazeta “New York Times” kishte botuar një artikull për Plave Gucinë

Artikulli fillon kështu: ” Gucia dhe Plava janë përfolur shumë lidhur me marrëveshjen e çështjes së kufijve në mes të Malit të Zi dhe Portës. Në çdo qytet të Evropës këto dy qytete (Plava e Gucia) janë bërë temë e diskutimeve në qarqet diplomatike; emrat e tyre janë publikuar me qindra herë në çdo gazetë të rëndësishme botërore, dhe telegramet përmes Atlantikut kanë ardhur deri te ne….artikulli vazhdon.

 Nëse para 143 vjetësh “Të gjitha kryeqendrat botërore ishin marrë  me Plavën e Gucinë”, atëherë çka po bëjmë ne sot që ta ngrisim zërin për padrejtësitë e bëra në këto troje ?

Po ashtu në Muzeun Kombëtar në Tiranë ekziston flamuri kombëtar me i vjetri i ruajtur nën të cilin shqiptarët e të gjitha trojeve etnike kishin luftuar të bashkuar në këtë betejë, që është edhe një dëshmi bindëse se në Nokshiq ishte luftuar për shtetin shqiptar dhe ishin  mbrojtur  kufijtë e Shqipërisë së natyrshme.

Ky përvjetor është moment i duhur për korrigjimin e gabimit historik për mosdekorimin deri më tash (përkundër premtimeve edhe nga Shqipëria edhe nga Kosova) të kryekomandantit ushtarak Jakup Ferri i cili me strategji të vetën ushtarake e trimëri të treguar në fushëbetejë ku edhe kishte flijuar jetën e vetë,  dhe me arritjen e njërës nga fitorët më të lavdishme të popullit shqiptar e ka merituar të shpallet HERO I KOMBIT SHQIPTAR.

Në këtë datë të harruar,  Plava e Gucia thërrasin në ndërgjegjen e përgjegjësve, si të historianëve, intelektualëve dhe të udhëheqësve të  shteteve tona, sepse qe 140 vite rezistojmë thuajse të vetëm duke kulluar gjak nga plagët e tentimeve sllave për konvertim, të asimilimit, e plagët e rënda të  mërgimit. Në këtë përvjetor u themi se heshtja është krim ndaj historisë së lavdishme të LUFTES SE NOKSHIQIT.

KUJTIM E LAVDI PËR JETË E MOT TRIMAVE TË NOKSHIQIT.

Esad GJONBALAJ

GUCIA dhe PLAVA NE “NEW YORK TIMES” 2 MAJ 1880
InForCulture

Recent Posts

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

46 minutes ago

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

17 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

18 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

18 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

19 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

2 days ago