Ishte viti 1832 kur u lind në Plavë Jakup Ferri. Në rininë e tij mori pjesë aktive në kryengritjet e viteve ’40-’50 kundër pushtuesve osmanë dhe reformave centralizuese të Portës së lartë. Në vitet 1874-1876 Jakup Ferri ishte një nga drejtuesit kryesorë që kundërshtoi inkursionet aneksioniste të Malit të Zi, kështu ai u bë i njohur si një nga udheheqësit kryesorë të luftetarëve të Plavës e Gucisë.
Në vitet e Lidhjes së Prizrenit, Jakup Ferri ishte organizatori kryesor i aksionit të Gjakovës, që çoi në vrasjen e pashait turk. Si anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë dhe si udhëheqës, ai në krye të 8000 luftëtarëve, luftoi me guxim dhe heroizëm kundër forcave të Malit të Zi, të cilat sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, kishin ardhur për të aneksuar tokat shqiptare deri sa ra heroikisht më 11 janar te vitit 1880, dukte u bërë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.
Gjithë jeta dhe vepra e Jakup Ferit është e lidhur ngushtë me luftën e popullsisë së Plavës e Gucisë, kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve malazezë, për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…