<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Bëni kujdes! Nëse e ndjeni këtë simptomë kur jeni shtrirë, duhet të kontrolloni menjëherë gjakun

Shumë i ndiejnë efektet e një dite të ngarkuar dhe aktive vetëm kur shkojnë në shtrat natën. Qoftë dhimbje në këmbë nga “vrapimi” apo tension në shpatulla, disa simptoma mund të bëhen më të theksuara kur trupi qetësohet dhe ju shtriheni për të pushuar.

Por nëse ndonjëherë e vëreni këtë simptomë në dukje të padëmshme gjatë natës, duhet të bëni testin e gjakut. Dhimbja në këmbë gjatë natës mund të jetë një shenjë se keni kolesterol të lartë të rrezikshëm.

Është e vështirë të përcaktohet nëse kolesteroli është i ngritur në bazë të simptomave. Por ndërsa lipoproteina me densitet të ulët (LDL), e njohur gjithashtu si “kolesteroli i keq”, fillon të grumbullohet përgjatë mureve të enëve të gjakut duke shkaktuar një sëmundje serioze të quajtur aterosklerozë, ajo përfundimisht çon në ngushtimin e arterieve. Ky ngushtim ndërhyn në rrjedhën e gjakut, duke krijuar një gjendje të njohur si sëmundja e arterieve periferike (PAD).

Muskujt e dendur në këmbë janë të parët që i regjistrojnë këto ndryshime dhe prej tyre në fakt vendos një alarm që paralajmëron një situatë të rrezikshme.

“Në fillim, me ngushtimin e arterieve, dhimbja shfaqet kryesisht gjatë sforcimit, sepse muskujt u mbarojnë më shpejt oksigjeni. Megjithatë, ndërsa gjendja përkeqësohet, dhimbja shfaqet gjatë natës, kur trupi është në qetësi”, shpjegoi doktori britanik Jeff Foster dhe shton se gjatë natës mund të ndjeni ngërçe në këmbë.

Mjekët thonë se PAD mund të shfaqet gjatë ditës si një dhimbje e fortë që djeg fjalë për fjalë, kudo në këmbë, nga vithet në pjesën e poshtme të këmbës, dhe atë gjatë ecjes.

“Por kur simptomat shfaqen gjatë natës, ato shpesh manifestohen si ngërçe në viça, gishtërinj, rrënjë të gishtave, thembra”, thotë doktor Darren Schneider, drejtor i Qendrës për Kirurgji Vaskulare dhe Endovaskulare në Nju Jork.

Schneider thotë se këto episode të dhimbshme zakonisht mund të lehtësohen duke vendosur këmbët në mënyrë që gjaku të rrjedhë në këmbë, por duhet patjetër të bëni një analizë gjaku dhe të kontrolloni nivelin e kolesterolit./abcnews.al

InForCulture

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

7 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

10 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

10 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

11 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago