<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Ky është shteti të cilin askush nuk e njeh, por ekziston

Interneti është i kufizuar, dhe vetëm disa vende njohin kartën e kreditit

Bëhet fjalë për një territor të vogël të quajtur Transnistri, që dikur i ka takuar Republikës Sovjetike Socialiste të Moldavisë.

Kur Moldavia arriti pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Transnistria e kuptoi këtë gjë si nxitje dhe bashkë me shumicën ruse kërkoi po ashtu pavarësinë nga Moldavia, transmeton Telegrafi.

Lufta që ka zgjatur katër muaj dhe ka marrë rreth 1.500 viktima, ka përfunduar me armëpushim që është edhe sot në fuqi.

Nga ai moment, Moldavia nuk ka kontroll mbi pushtetin në Transnistri, e cila vepron si shtet i pavarur. Mirëpo, asnjë komb në botë nuk e njeh Transnistrinë si shtet të pavarur. Është interesant fakti që shumica e udhëheqësve politikë që e kanë formuar shtetin nuk janë vendas. Ata janë ose moldavë ose ukrainas.

Ky shtet separatist i vendosur midis Ukrainës dhe pjesës tjetër të Moldavisë, ka rreth 1,350 milje katrorë në madhësi dhe afërsisht gjysmë milioni njerëzve, shumica e të cilëve janë rusisht-folës.

Transnistria emeton paratë e veta dhe lëshon pasaporta – as paratë dhe as pasaportat nuk njihen jashtë kufijve të këtij vendi.

Interneti është i kufizuar, vetëm disa vende njohin kartën e kreditit. Monedha e saj, rubla trasnistiriane është prodhuar prej plastike, e bërë në forma të ndryshme, në mënyrë që edhe të verbrit ta dinë se sa vlen paraja që kanë në dorë.

Tiraspol, është kryeqyteti i Transnistrisë.

Qyteti Bender është i dyti nga madhësia dhe gjendet në afërsi të kufirit me Moldavinë.

Në këtë qytet gjendet një kala e cila është e ndërtuar gjatë pushtetit të Perandorisë Otomane dhe është e vjetër rreth 600 vjet.

InForCulture

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

7 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

7 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

8 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

8 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

8 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

8 hours ago