Categories: KËSHILLA

Pesë këshilla për të mos rënë në grackën e lajmeve të rreme

Nga Chiara Zennaro

Deri pak muaj më parë, lajmet e rreme më të përhapura ishin ato që lidheshin me efektivitetin apo rrezikshmërinë e supozuar të efekteve anësore të vaksinave kundër Covid-it, të cilat sipas disa forumeve shkaktonin linë e majmunëve.

Por me nisjen e luftës në Ukrainë, në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë disa postime të përdoruesve, që shprehnin dyshime mbi vërtetësinë e fotove që përshkruanin mizoritë e konfliktit. Cilido qoftë konteksti apo tema, ne nuk kemi arritur ende ta çlirojmë vetën ngalajmet e rreme, që po ekzagjerohen enkas për t’i bërë ato virale.

Një studim mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në kërkimin shkencor, i kryer me 3.144 shkencëtarë aktivë midis majit dhe gushtit të këtij viti në 100 vende të botës, zbuloi se treçereku i shkencëtarëve ranë dakord se publikimi i një lajmi ose hulumtimi në një revistë me emër është një tregues i besueshmërisë.

Ndërsa pak më shumë se gjysma – respektivisht 52 dhe 56 për qind – thanë se ishin të shqetësuar për thjeshtimin e tepërt dhe për politizimin e studimit pas publikimit të rezultateve në mediat sociale. Për këtë arsye, vetëm 18 për qind e studiuesve ndihen të sigurt në publikimin e rezultateve të studimeve të tyre në rrjetet sociale.

Çfarë duhet të mos bëjmë kur përballemi me lajmet e rreme

Përballë lajmeve të rreme, çdo përdorues mund të bëhet një mjet i mundshëm shpërndarjeje.“Rreziku për çdo person është ai i ekzagjerimit dhe i qarkullimit të lajmeve të rreme. Të kuptuarit se lajmet po na zemërojnë apo indinjojnë mund të jetë një zile alarmi paraprake” – thotë paralajmëron eksperti italian Masimo Polidoro, që identifikon disa këshilla të dobishme, të cilat mund të përmblidhen në 5 pika për të mos rënë në grackat e lajmeve të rreme:

Së pari pyesni veten nëse lajmi ju zemëron apo indinjon.

Së dyti kushtojini vëmendje tonit dhe shprehjeve me të cilat raportohet lajmi.

Së treti kontrolloni nëse faqet apo gazetat e tjera, përdorin gjithashtu të njëjtat tone sensacionale mbi lajmin.

Së katërti rikthehuni tek burimet dhe konsultohuni me kanalet zyrtare të njerëzve dhe subjekteve të përfshira.

Së pesti krahasojeni veten me të tjerët, por pa e shpërndarë lajmin.

“Në vend se ta shpërndajmë një lajm, duhet të ndalemi një moment dhe të kërkojmë burime të tjera, në mënyrë që të mos kontribuojmë me radhë në kaosin informativ”-thotë Polidoro. Edhe vetëm ndarja e atij lajmi me qëllimin për ta mohuar, mund të favorizojë ata që e krijuan dhe që duan ta përhapin atë.

Polidoro rekomandon që të shkruani në një rrjet social, se keni lexuar një lajm të caktuar në një faqe për të paralajmëruar apo nisur një debat me përdoruesit e tjerë. Por është e rëndësishme të mos ndani asnjë link të faqes apo vetë lajmin e rremë, pikërisht për të mos kontribuar në përhapjen e tij

Kush bie në kurth?

Shpeshherë janë të rritur të moshës së mesme, të cilët në shumicën e rasteve nuk kanë ose nuk e dinë se i kanë mjetet për të verifikuar lajmin. Nga ana tjetër, të rinjtë e kuptojnë më lehtë se kur lajmet janë të besueshme dhe kur jo, pikërisht falë mënyrës transversale që kanë për të ‘jetuar’ në rrjet.

Këndvështrimi i tyre është i ndryshëm. Shpeshherë të rriturit hapin një faqe dhe përpiqen të kuptojnë vetë nëse ajo që po lexojnë është e vërtetë apo jo. Në vend të kësaj ata duhet të përdorin një lundrim më horizontal, pra të shkojnë tek burimet.

Pse besojmë tek lajmet e rreme

Nuk është vetëm një çështje moshe. Lajmet e rreme shpërndahen me synim angazhimin e përdoruesit duke shfrytëzuar emocionet dhe ndjenjat e tij. “Nuk ka asnjë temë që tërheq më shumë se një tjetër. Ne dëgjojmë gjithçka që na ndez emocionet, për atë që na inatos dheindinjon. Ata që krijojnë lajme të rreme e dinë këtë, ndaj përdorin shprehje të synuara si ‘Është absurde!’, ‘Është e pabesueshme!’, ‘Askush nuk flet!’ dhe shumë pikëçuditje. Përdorimi i këtyre fjalëve të forta është tipik edhe për disa gazeta që përdorin tituj të bujshëm për të tërhequr lexuesit. E njëjta gjë ndodh edhe me lajmet e rreme, e kemi parë për koronavirusin, vaksinat, luftën, sidomos në muajt e ngrohtë, kur përmbajtjet ideologjike përhapen nga njëra anë në tjetrën”– thotë Polidoro. Eksperti thotë se ajo që mungon ende sot,janë pikërisht mjetet që i lejojnë përdoruesit të jenë në gjendje të shqyrtojnë sasinë e madhe të informacionit nga i cili jemi “bombarduar”. / “Wired.it” – Bota.al

InForCulture

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

2 days ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

5 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

5 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

5 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

5 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

5 days ago