<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Kush janë shqiptarët sipas Xhorxh Fred Uilliams, Ministri i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi?

“The shkypetars”

Ky është titulli që mban libri i tij, për vendin e shqiponjave. Aty ai shkruan se, “Shqipëria zë pozitën gjeografike më të mirë në Europë dhe është çelësi i tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje”. Më tej shprehet se, “në kohët parahistorike, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull me emrin Pellazg. Atyre ua atribuon Herodoti historinë që parapriu qytetërimin e grek. Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme”.

Sipas tij, vetëm në kohë të vona u mor vesh se Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. “Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta ilirë që jetojnë ende në Shqipëri si toskë, shkuan edhe në Itali ku njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë. Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj”, – shkruante Williams.

Sipas tij, etimologjia e emrave të perëndive greke është e qartë në gjuhën shqipe. “Kur bota diturore të ketë mësuar shqip dhe të ketë nxjerrë nga toka reliket e saj, atëherë do të rishihen njohuritë homerike”, – mendonte ai. Sa i takon popullit, ai thotë se nuk gjenden në asnjë vend gra më të virtytshme se në Shqipëri, e shton se gjaku i shqiptarëve është gjak burrërie. “Shqipëria i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Kur Europa e gjakosur, brengosur, e shkatërruar, e falimentuar dhe e sakatuar të shkelë çalë-çalë drejt qytetërimit të ri, e mësofshin vuajtjet e veta të ketë mëshirë për kombin e vogël të malësorëve, thirret e agonisë dhe të vdekjes së të cilit e kanë zbavitur atë në ditët kur asnjanësia e armatosur ka qenë pulpa e saj e mbuluar me bronz”.

Sipas Willimas, është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit europian. “Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme”.

InForCulture

Recent Posts

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëve të Trepçës

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…

6 hours ago

Lulet e blirit, arma e fortë kundër ankthit

  Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.…

7 hours ago

Ja çka nuk duhet të bëni asesi në Ramazan

    Muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Përveç agjërimit nga…

12 hours ago

Migrimi më i gjatë i pinguinëve në Tokë (Video)

Videoja “The Longest Penguin Migration on Earth” nga BBC Earth paraqet një nga udhëtimet më…

1 day ago

BMW paralajmëron modele të reja M dhe fundin e ndërruesit manual të shpejtësive

BMW M ka njoftuar se po punon në rreth 30 modele të reja që do…

1 day ago

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

Është zyrtare, të paktën sipas disa mjeteve të inteligjencës artificiale. ChatGPT dhe Google kanë pohuar…

1 day ago