Categories: KURIOZITETE

Fytyrat shqiptare të 1918-ës, kur Kryqi i Kuq amerikan zbriti në Ballkan

Me arritjen e pavarësisë në vitin 1912, Shqipëria menjëherë u gjend përballë një krize të vërtetë, për shkak se u kap mes luftës së parë ballkanike dhe më pas, edhe në Luftën e partë Botërore, me fillim në vitin 1914.

Kuptueshëm, vendi mbeti thuajse në mjerim tërësor dhe shpëtimi, u pa tek ndërkombëtarët e më veçanërisht, tek Kryqi i Kuq amerikan, i cili zbarkoi në gjithë rajonin me përmbylljen e luftës dhe kërkoi të jepte ndihmën për banorët e zonës.

Kjo, nuk mund të mos shoqërohej edhe me përjetësimin e imazheve historike shqiptare, por këtë herë, të sjella në portretet e vetë qytetarëve të kësaj toke, të begatë, por asokohe thuajse të shkretuar prej krizës së luftimeve.

Në imazhin e parë, të etiketuar si “Dressed in their Sunday best” (të veshur me më të mirat, për të dielën), por pa lidhje direkte me të dielën, duken dy fëmijë shqiptarë, të veshur me ato pak rroba që i gjendeshin asokohe dhe të pamundur për të shkuar në shkollë, pikërisht prej këtij fakti.

Me veshje të tjera më të mira, të cilat Kryqi i Kuq ia mundësoi, më pas, fëmijët shqiptarë filluan të frekuentonin objektet arsimore që po ngriheshin në vend, për të mposhtur analfabetizmin.

Po ashtu, një fotografi tjetër, është edhe ajo e emërtuar “Shqiptarët në tokën e tyre”, e cila paraqet dy burra me pushkë në duar dhe një grua mes tyre.

Madje, aty shpjegohet edhe “reputacioni” i shqiptarëve, si “përdoruesit më të mëdhenj të armëve”, por që në realitet nuk i përshkruante ata si duhet, pra jo të prirur drejt luftës dhe njerëz me zemër të madhe.

Pamje që të prekin ndjeshëm, janë edhe ato të një fëmije të gjymtuar prej luftës ballkanike të vitit 1912, i cili endet në rrugët e Tiranës të atyre viteve, pa një dorë.

“Veteran në moshën 12-vjeçare”, etiketohet kjo fotografi, e shkrepur në Tiranë dhe e cila paraqet një fëmijë të ardhur nga një rajon i panjohur, por i mirëpritur nga banorët e zonët me përkujdesjen e nevojshme.

Banorët, e patën gjetur – siç shpjegohet në përshkrimin e Kryqit të Kuq – duke luftuar me qentë e rrugës për ushqim.

Me ardhjen e institucionit amerikan në vend, një shtëpi u gjend edhe për veteranin e dy luftërave vetëm 12 vjeç.

Fytyra këto shqiptare e ballkanike, të cilat janë përjetësuar në histori, dhe kanë përjetësuar vetë historinë.

InForCulture

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

13 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

14 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

15 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

16 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

16 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

2 days ago