Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Gjurmë ilire në Gadishullin Ilirik pas shkatërrimit të qytetrimit antik

Çfarë ndodhi me popullsinë e paromanizuar gjatë shekujve të gjatë të antikitetit të vonshëm dhe të Mesjetës së hershme vështirë që do të mësojmë ndonjëherë. Përveç kësaj deri vonë, shkenca nuk është interesuar aq shumë që në kulturën materiale dhe shpirtërore të qytetërimeve të mëvonshme të Ballkanit të zbulojë gjurmët e kulturës së ilirëve parahistorikë dhe të epokës romake. Vetëm kohëve të fundit u bënë përpjekjet e para serioze, të vazhdueshme që me anën e kombinimeve të burimeve historike dhe të rezultateve të arkeologjisë, të etnologjisë dhe të linguistikës për të zbuluar elemente të kulturës ilire në kulturat e sotme në Ballkan dhe në bazë të kësaj të sqarohet roli që ka pasur substrati i paromanizuar, vendas ilir, në etnogjenezën e popujve të sotëm ballkanikë. Në të vërtetë fakti se shkenca bashkëkohore erdhi në përfundim se popujt e sotëm në Ballkanin Perëndimor (dikur Illyricum (Roman province)Ilírico (província romana))kanë qenë – disa më shumë, disa më pak, por gjithsesi më shumë se sa është menduar deri vonë – të përfshirë jo vetëm elemente kulturore të popullsisë së vjetër vendase, por edhe ata vetë,97 qe vendimtar që edhe çështja e fatit të mëtejshëm të ilirëve të paromanizuar mbas shkatërrimit të botës antike dhe të ardhjes së përhershme të sllavëve në Ballkan të shikohet shumë më seriozisht se më parë.

Çështja e marrëdhënieve të ilirëve me sllavët në Ballkan është paraqitur, shumë herët, bile qysh në Mesjetë, mandej më vonë në kohën e Rilindjes Popullore Kroate, mirëpo mënyra se si paraqitej atëherë ky problem nuk mundi t’u qëndrojë kritereve rigoroze të hsitoriografisë pozitiviste nga fundi i shek. XIX dhe XX. U desh mjaft kohë që problemi i gjurmëve ilire në kulturat sllave në Ballkan të vihet në themele solide shkencore.

Gjithashtu shkenca vetëm kohëve të fundit është në gjendje që t’i përgjigjet edhe një pyetjeje tjetër që ka rëndësi të madhe për çështjen që po e paraqesim këtu – marrëdhëniet e ilirëve të vjetër me të shqiptarëve të sotëm.

Shumë ekspertë mendojnë se shqiptarët janë i vetmi popull ballkanik, i cili origjinën e ka direkt prej ilirëve të yjetër. Të mbrojtur nga malet e larta dhe të pakalueshme dhe jashtë rrugëve nëpër të cilat kaluan popujt barbarë, në kohën e dyndjeve të mëdha të popujve, këto pjesë të fundit të ilirëve ruajtën shumë elemente të kulturës materiale dhe shpirtërore të paraardhësve të tyre të largët.

Tezën se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve e gjejmë për herë të parë të formuluar qartë te historiani gjerman Johannes Thunmann në shekullin XVIII.98 Duke pohuar se historikisht nuk mund të dëshmohej kurrfarë imigrimi etnik në rajonet e Shqipërisë së sotme prej antikitetit e deri sot Thunmanni përfundon se për këtë shkak, populli i cili jeton sot atje, jetonte në këtë hapësirë edhe në kohën parahistorike.

Duke mos mohuar origjinën e vjetër ballkanike të shqiptarëve, shumë historianë dhe gjuhëtarë në shek. XIX dhe XX propozuan zgjidhje të tjera të çështjes së origjinës së shqiptarëve. Sipas disave shqiptarët rrjedhin nga thrakasit (KarlPauli, Gustav Weigand, Dimitar Decev)^ sipas të tjerëve prej dakomezëve (Vladimir Georgiev) etj. Rezultatet në të cilat kanë arritur disiplina të ndryshme shkencore në kohë të fundit, sidomos në dhjetë vjetët e fundit, i hoqën shumë dyshime të vjetra për këtë çështje të rëndësishme të paleoballkanistikës. Këto hulumtime në të vërtetë, me një varg argumentesh pohuan tezë Për çështjen e origjinës së shqiptarëve gjuhëtarët u pajtuan më me vështirësi, si në të kaluarën, e pjesërisht ashtu bëjnë edhe sot. Sot gjuhëtarët kryesisht pajtohen se në të vërtetë nuk mund të vërtetohet me siguri se gjuha shqipe është pasardhëse e gjuhës ilire, sepse gjuha ilire është fare pak e njohur që të mund të bëhen krahasime gramatikore dhe leksikografike midis tyre, mirëpo anaiizat e lëndës onomastike dhe toponomastike kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme, të cilat tezën për origjinën direkte të gjuhës shqipe prej asaj ilire e bëjnë më të pranueshme. Këto argumente përveç kësaj, gjithsesi përjashtojnë mundësinë që gjuha shqipe ka mundur të zhvillohet nga ndonjë gjuhë tjetër paleoballkanike.

Disiplinat e tjera shkencore kohëve të fundit kanë kontribuar shumë në çështjen e kontinuitetit midis ilirëve dhe shqiptarëve. Kështu arkeologët, duke studiuar kulturën materiale të Mesjetës së hershme në Shqipëri, vërtetuan se nuk ekziston ndërprerje në zhvillimin e kësaj kulture nga koha parahistorike e deri në Mesjetën e hershme dhe se shumë objekte të zbuluara nëpër nekropole të shekullit VII-VIII (Kalaja e Dalmaçes, Kruja etj.) në mënyrëtipologjike lidhen drejtpërdrejt me kulturën materialen të cilën para dy shekujsh e kishte paraqitur Thunmanni.

Ilire të kohës parahistorike. Etnologët, duke studiuar materialin etnografik shumë të pasur dhe ende të panjohur sa duhet shqiptar, gjetën në të një varg elementesh, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga pasuria ilire parahistorike. Janë të pasura veçanërisht gjurmët ilire në veshjet popullore të sotëm, mandej në ornomentikë dhe në simbolikën religjioze,103 në vallet popullore, në muzikë, në antroponomi dhe në toponime etj.

Ndërsa përpjekjet e ekspertëve të cilët merren me çështjen e marrëdhënieve ilire- shqiptare, janë të orientuara në identifikimin e një numri sa më të madh të fakteve, të cilat vërtetojnë kontinuitetin midis ilirishtes dhe shqipes, ndërkaq për pjesët e tjera të Siujdhesës Ballkanike të banuara nga sllavët problemi qëndron në caktimin e rolit të popullsisë së vjetër vendase, të paromanizuar ose gjysmë të romanizuar në formimin e popujve të sotëm sllavë, gjegjësisht në formimin e kulturave të tyre. Sot disponojmë një varg të tërë faktesh të sigurta të cilat e sqarojnë këtë rol, mirëpo ende jemi shumë larg prej studimeve të tërësishme për këtë çështje.

Fatkeqësisht, arkeologjia deri tani, arriti të identifikojë fare pak materiale që i përkasin popullsisë së paromanizuar të antikitetit të vonë dhe fillimit të mesjetës. Gjithashtu, fare pak dimë për kulturën më të hershme materiale sllave dhe për pikat e takimit të kësaj kulture me atë të vjetër vendase. Tash për tash na mungon liallka më e rëndësishme në zinxhirin, i cili lidh këto dy kultura. Analiza e kulturës materiale sllave nga kohët e mëvonshme ka dëshmuar, megjithatë, se këto kontakte direkte kanë ekzistuar dhe se sllavët, pas ardhjes së tyre në Ballkan, shumë gjëra i mësuan nga popullsia e vjetër vendase, ilire.

Një nga doket të cilën sllavët e morën prej tyre është varrimi i të vdekurve në varre të rrethuara me gurë – mënyrë mjaft e vjetër dhe shumë e përhapur në Ballkan në epokën parahistorike. Gjithashtu mund të konsiderohet si shumë e sigurt teza se sllavët nga popullsia vendase morën zakonin e thyerjes rituale të enëve të qeramikës mbi varreza.

Në kulturën sllave të Ballkanit është e mundshme të vërtetohen një varg i tërë elementesh të tjera me origjinë ilire. Mate Suic, për shembull, zbuloi një koincidencë shumë interesante ilire-sllave e cila kurrsesi nuk mund të jetë e rastit. Sipas pohimit të Strabonit, dalmatët ilirë, çdo të tetin vit ndanin tokën, që ishte në pronë si të përbashkët, dhe një zakon i tillë – ndarja e kullotave çdo të tetin vit – është ruajtur në ujdhesën Pag.

Me origjinë ilire është edhe çerepi për pjekjen e bukës, i cili në Ballkan haset në një numër të madh prej epokës së vjetër të hekurit të cilin sllavët e njohën në kohën kur u shpëmgulën në këto vise,106 e gjithashtu edhe e ashtuquajtura kapelë e Likës me rese, prototipin e përkrenares të cilën e mbanin japodët po në atë rajon në të cilin edhe sot mbahet kapela e Likës. Në Likë dhe në rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor është ruajtur zakoni i tatuazhit, që gjithashtu mund të merret si gjurmë nga kohët ilire (shih më tutje në fq. 89), dhe me origjinë ilire sipas mendimit të Ciro Truhelkës është edhe festa e shtëpisë.

Kultet ilire kanë lënë gjurmë më tepër në besimet religjioze dhe te magjit e sllavëve të Ballkanit. Eshtë e sigurt për shembull se kulti shumë i përhapur i hyjneshës së pyjeve dhe gjahut, që te ilirët paraqitet me emrin Thana, ka lënë gjurmë në formë të Nënës Jana në besimin popullor serb. Mundemi përveç kësaj të supozojmë së edhe kulti shumë i përhapur i gjarpërit te ilirët parahistorikë të ketë lënë shumë gjurmë në manifestimet e shumta të këtij kulti në mitologjinë sllave.

Dëshmitë shumë interesante mbi gjurmët e emrave ilirë në onomastikën kroate të Mesjetës i vërtetoi Duje Rendic-Miocevic; duke analizuar dokumentet mesjetare të shekullit XII zbuloi në to disa emra origjina ilire e të cilëve nuk mund të dyshohet. Fjala është për emrat Licca, Batoca, Pletto e të tjerë, të cilët i njohim fare lehtë emrat fare mirë të njohur ilirë, Licco (Liccavus, Liccana e të tjerë), Baton, Pletor etj.

Këta survivalë në Dalmaci mund të kenë domethënie shumë më të thellë se sa kanë survivalët nga sfera e kulturës materiale. Kjo dukuri, në të vërtetë, më tepër se çdo tjetër dëshmon mbi përzierjen e banorëve të lashtë vendas me ardhësit sllavë dhe për atë se për një kohë mjaft të gjatë ata e ruajtën vetëdijen, identitetin e vet josllav.

Një fakt të cilin e gjejmë te Toma Arhigjakoni sikur vërteton praninë e kësaj popullsie ende të pasllavizuar plotësisht bile edhe në shek. XIII, kur ai shkruan për këtë. Toma, në veprën e vet “Historia Salonitana”, duke folur për fisin kroat Svaçiq (Snaçiq) e karakterizon si “coloni regionis montuosae”, ndërsa për Svaçiqët janë paraqitur dëshmi që flasin se ata, ndoshta, janë me origjinë parasllave ilire.”

Gjurmët ilire në kulturën popullore, në arkitekturë dhe në urbanizëm, në mënyrën e varrosjes së të vdekurve, në simbolikën fetare, në motivet ornamentale, në veshmbathjet popullore, në stolitë, në muzikë dhe vallëzim, në gjuhë, në organizimin shoqëror-politik etj., mjaftojnë që qysh tani të përfundojmë se sllavët duke ardhur në këto vise në shek. VI e VII, në viset perëndimore të Ballkanit gjetën një popullsi mjaft të madhe të vjetër vendase, të pa romanizuar dhe gjysmë të romanizuar. Sllavët, gjatë shekujve, u asimiluan me ta dhe kështu në entitetin e tyre popullor ruajtën gjurmë të ilirëve. Këto gjurmë janë më të shumta veçanërisht në disa vise të largëta të Bosnjes, Hercegovinës, Zagorës Dalmatine, Malit të Zi e të tjera, dhe na duket se nuk është larg së vërtetës pohimi se elementi i vjetër vendas ilir kishte rol shumë të rëndësishëm në formimin e veçorive kulturore, trupore dhe psikike të popullsisë sllave që jeton sot në ato vise. /usalbanianmediagroup

Illyricum (Roman province)Ilírico (província romana) – Gadishulli Ilirik
Dalmacia dhe gjysma jugperëndimore e Panonisë ( Panonia e ulët )1886
Harta antropomorfe e Evropës e viteve 1580 nga Heinrich Bünting
InForCulture

Recent Posts

Pastroni veshkat tërësisht me kurën natyrale të qepës

Veshkat janë të rëndësishme për nxjerrjen e toksinave dhe helmeve ushqimore jashtë organizmit. Procesi i…

9 minutes ago

Si të përdorni gjethet e hurmave për qarkullimin e mirë të gjakut

  Hurmat e shijshme dhe ekzotike kanë diçka magjike që shkon përtej kënaqësisë së shqisave…

17 minutes ago

A e dini se një shkencëtar musliman, Abbas Ibn Firnas, ndërtoi makinën e parë fluturuese në botë, gati 1000 vjet më parë?

Në vitin 875 të erës sonë, ai krijoi një aparat fluturues nga mëndafshi, druri dhe…

27 minutes ago

FOTOGRAFI QË TË RRËQETHIN: MJERIMI NË SHQIPËRINË E VITIT 1990

  Fotografi britanik Martin Parr ka publikuar kohë më parë disa foto të rralla, nëpërmjet…

31 minutes ago

Vaj ulliri i kombinuar me speca djegës/Do habiteni se për çfarë po e përdorin njerzit këtë kombinim?

  Vaji me speca djegës është kombinimi ideal në pothuajse çdo gatim. Në Shqipëri, përdoret…

46 minutes ago

Lëvizja e këmbës: Pse ndodh dhe si ta trajtoni atë?

  Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…

20 hours ago