<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Thesari i Durrësit që u grabit nga osmanët

Sarkofagu i Meleagrit, padyshim është një pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe përbën një pjesë së thesarit tonë arkeologjik.

Fatkeqësisht, ky thesar, nuk ndodhet në Shqipëri, por në Turqi.

Studiues në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Frederik Stamati, ka vizituar kohë më parë Muzeun Arkeologjik të Stambollit dhe sjell si përshtypje të parë Sarkofogun e Meleagrit, i zbuluar në Durrës dhe i transportuar në Stamboll në kohën e pushtimit turk.

“Në etiketën shpjeguese të këtij sarkofago thuhet se është i periudhës romake dhe i përket gjysmës së parë të shek. II pas Krishtit”, thote Stamati duke theksuar se “Në qendër paraqitet Meleagri i vrarë nga Apolloni dhe që mbartet drejt familjes nga dy vëllezërit dioskurë. Në të djathtë duket motra e tij, e cila ka vrarë veten”-shkruan ai.

Ky sarkofag u zbulua në Durrës më 1908 teksa po hapej një rrugë në Durrës.

Së bashku më sarkofagun u gjet edhe një thesar me monedha të arta. Si sarkofagu, ashtu edhe monedhat prej ari u çuan në Stamboll, si qendër e Perandorisë.

“Gjatë kohës që vizitova muzeun, disa pavione të tij ishin në rikonstruksion, kështu që nuk pata rast të shikoj thesarin dhe as kupën e artë të zbuluar ne vitin 1901 në fshatin Vrap të Tiranes”, rrëfen Stamati.

Legjendat:

Historia e Meleagrit i takon mitologjisë. Ai ishte djali i mbretit të Kalidonit, Ojne, dhe i Altesë. Por kur lindi djali prindërit harruan t’i bënin flijimin Artemidës, e cila nga zemërimi dërgoi një derr-përbindësh për të rrënuar Etolinë.

Derri u vra, por plasi grindja se kush do ta merrte lëkuren. Në grindje e sipër Meleagri vrau dajallarët e vet, duke nxitur zemerimin e së ëmës, transmeton ‘konica.al’.

Sipas një varianti tjetër, kur lindi Meleagri, Altenë e vizituan Moirat, të cilat përcaktonin fatin e njeriut dhe paralajmëruan të ëmën se Meleagri do të jetonte aq, sa të digjej ura në zjarr.

Altea e hoqi urën dhe e futi në një arkë. Kur u rrit, Meleagri mori pjesë në gjuetinë e derrit të egër. Në gjueti mori pjesë edhe një gjahtare e re, Atalanta.

Kjo e plagosi e para derrin, pastaj Meleagri e vrau. Lëkurën e derrit Meleagri i a dha Atalantës, por kjo zemëroi dajën e tij Pleksipin, i cili i a mori me forcë lëkurën Atalantës.

Meleagri, i zemëruar për fyerjen qe i u bë të dashurës së tij, e vrau dajën e tij.

Altea, e dëshpëruar për vrasjen e të vellait, nxorri nga arka urën dhe e ndezi dhe kur ura u dogj, Meleagri vdiq.

Altea vari veten. Motrat e tij qanë kaq shumë, sa që Artemides i erdhi keq. Ajo i shnderroi ato në zogj, që quhen meleagride dhe që kanë në pendët e tyre njolla të bardha, që duken si lot.

postbck postbck

Recent Posts

Dokumenti që paralajmëroi spastrimin: “Instruksionet” e 20 dhjetorit 1941 dhe hija e tyre mbi Sanxhakun

Nga kapja në Sjenicë, te përkthimi në Tiranë dhe publikimi në shtyp – rruga e…

13 hours ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

14 hours ago

Pse ‘Deti i Vdekur’ ka këtë emër?

  Shpesh e keni dëgjuar si emer “Deti i Vdekur”, apo ndoshta edhe e keni…

14 hours ago

Romët: Prejardhja dhe pse nuk kanë shtet dhe historia e persekutimit?

  Romët, cila është prejardhja e tyre e vërtetë? Pse stili endacak i jetesës nuk…

14 hours ago

Si u bë shalqiri simbol i Palestinës?

  Shalqinjtë janë të përhapur gjerësisht në Lindjen e Mesme. Por shalqini ia detyron rëndësinë…

15 hours ago

Efektet kuruese të mollës për sëmundjet e zemrës

    Molla është frut me ndikim të madh pozitiv në shëndetin tonë. Ul në mënyrë…

15 hours ago