Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Rrëfimi emocionues i Mulla Asllan Muratit që ruajti eshtrat e Isa Boletinit (Video)

Historia e kthimit të eshtrave të Isa Boletinit nga Podgorica në Kosovë, dhe rivarrosja e tij në Boletin ka një kronologji bukur të gjatë kohore, me personalitete të njohur të jetës publike, politike e kulturore dhe me plot dilema.

Historia e mbajtjes të fshehur të eshtrave të Isa Boletinur nga ana hoxhës tashmë të ndjerë Mulla Asllan Murati, përmban shumë rrefime interesante disa vjeçare.

Mulla Asllan Murati në një studio televizive rrefeu se si u sollën eshtrat e Isa Boletinit nga Podgorica në vitin 1998 në Mitrovicë. Që nga tetori i vitit 1998 deri në vitin 2004, eshtrat e Isa Boletinit kishin qëndruar të varrosur në oborrin e ‘Xhamisë së Zallit’, ku Hoxhë Asllan Murati kishte qenë imam i xhamisë për 47 vite. Me tu sjellur nga Podgorica në Mitrovicë eshtrat ishin vorrosur natën dhe ishin mbajtur shumë sekret, për shkak të gjendjes së luftës që ishte Kosova atë kohë. Për këtë informacion kishte njohuri vetëm Latif Berisha, Muhamet Shukriu dhe Remzi Murati (nipi i Isa Boletinit, djali i vajzës së Isa Boletinit). Ndërsa pas 2004-ës eshtrat e Isa Boletinit ishin rivarrosur prap nga hoxha Asllan Murati, ku i kishte bartur në oborrin e shtëpisë së tij për shkak së në Xhamin e Zallit dhe në oborrin e xhamisë kishin filluar rindërtime për nevoja të xhamisë së madhe të qytetit. E koha që Isa Begu të kthehej në vendlindjen e tij nuk ishte ende e duhura!

Në videon e sjellur më poshtë tregon edhe se si kishte ‘folur’ me Isa Begun dhe i’a kishte kumtuar lajmin për shpalljen e pavarsisë së Kosovës.

Shikoni videon e mëposhtme për t’u njohur me detaje edhe më të hollësishme dhe për të ndjerë rrëfimin emocionues të Mulla Asllan Muratit. /Trungu & InforCulture.info

InForCulture

Recent Posts

Pse personave me diabet u qëndrojnë këmbët e ftohta?

  Shumë persona që vuajnë nga diabeti raportojnë se këmbët e tyre janë shpesh të…

6 hours ago

Letra e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën: Këtu nuk mund të jetoj

Një dokument i rrallë i vitit 1949, rikthen në vëmendje historinë tronditëse të Elma Prishtinës,…

1 day ago

Prejardhja gjenetike e Fisit të Hotit

Hoti është një prej fiseve më të vjetra të veriut. Territori kryesor i Hotit shtrihet…

2 days ago

Google rikthehet me syze inteligjente në 2026-ën

Google planifikon të sjellë në vitin 2026 syze inteligjente me inteligjencë artificiale (AI), duke u…

2 days ago

Kur për Atdhe jepej gjithçka, dy burra malesh, burra Shqipnie!

Ndoc Mark Deda i Berishës Pukës • Dëshmor i Atdheut.Mehmet Shpendi i Shalës Dukagjinit •…

2 days ago