<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Pas humbjes së Beratit, një tradhëti e dyshimtë erdhi prej Moisi Arianit Golemit ose njohur ndryshe si Moisi Dibrani

Pas humbjes së Beratit, një tradhëti e dyshimtë erdhi prej Moisi Arianit Golemit ose njohur ndryshe si Moisi Dibrani. Rrjedha e ngjarjeve që do të tregojmë më poshtë të bëjnë të dyshosh se kjo ishte një tradhëti e shtirur, dhe mund të ketë qenë thjesht strategji prej Gjergj Kastriotit dhe Moisi Golemit, gjithsesi kalojmë tek ngjarja. Moisi Golemi menjëherë mbas marrjes së Beratit nga Perandoria Osmane shkon tek sulltan Mehmedi II, duke i thënë se do ti shërbejë osmanëve dhe kërkon 15,000 ushtarë osman për të mposhtur Gjergj Kastriotin. Ai gjithashtu kishte thënë se do të dilte në dyluftim me Gjergjin. Mehmedi II ra dakort me këtë propozim dhe i premtoi Moisiut kurorën e Arbërisë në qoftë se arrinte qëllimin. Në shkurt të 1456 Moisi Golemi me 15,000 ushtarët niset për në Arbëri, ndërsa Gjergj Kastrioti ishte në dijeni të gjithë kësaj dhe po i priste në afërsi të Dibrës me 12,000 ushtarë. Në 18 maj forcat osmane me në krye Moisi Dibranin arritën në vendin e betejës dhe u vendosën në pozicione. Lufta filloi me dyluftime të personave më të lartë në krye të 2 ushtrive, dyluftimi i parë ishte mes Ahmet Beut nga Anadolli dhe komandantit arbër Zahari Gropës, dyluftim i cili zgjati për një kohë të gjatë në fund u fitua nga Zahari Gropa. Radhën e kishin Moisi Golemi përballë Gjergj Kastriotit, dyluftim i cili u kudërshtua të bëhej. Në Oranik ku dhe ishin pozicionuar të 2 ushtritë për betejë filloi një rrebesh i fortë shiu i cili shtyu betejën e madhe të bëhej 2 ditë më vonë më 20 maj 1456, beteja mbaroi me një fitore të madhe të arbërve duke vrarë 10,000 ushtarë osman por duke humbur 1,000 ushtarë arbëresh dhe 2,000 të plagosur. Në këtë betejë treguan trimëri dhe zotësi të madhe Zahari Gropa dhe Pal Maneshin të cilët u shpërblyen me dhurata pas betejës. Por me mbarimin e kësaj beteje Moisi Golemi u kthye përsëri tek Gjergj Kastrioti duke rimarrë përsëri postet e tij, dhe në vazhdim të jetës tregoi besnikëri të rrallë për Gjergj Kastriotin dhe Arbërinë. Qe pjesë e shumë betejave derisa u zu rob nga Ballaban Pasha në 1464 dhe u dërgua në Stamboll, ku dhe u masakrua deri në vdekje.

InForCulture

Recent Posts

Studim: Fëmijët që rriten në fermë kanë më pak alergji, astmë dhe probleme të lëkurës

Fëmijët që rriten në fshat preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti…

1 minute ago

Nëse vuani nga hemorroidet, këto ushqime duhet t’i kufizoni

    Hemorroidet janë një problem i zakonshëm që mund të shkaktojë shqetësime, kruajtje dhe…

12 minutes ago

Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni

    Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të…

22 hours ago

Si e shkakton alkooli kancerin?/ Shkenca shpjegon çfarë ndodh në organizëm

Alkooli është pjesë e jetës së përditshme për miliona njerëz. Një gotë verë në darkë,…

23 hours ago

Kujdes me parfumet! Ja si mund të rrezikojnë shëndetin

    E ftuar në “Vila 24” me moderatoren Anila Çela, mjekja Matina Çobo zbuloi…

23 hours ago

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore?

Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i nxehtë. Asgjë më shumë. Megjithatë, ky…

2 days ago