Janë pesë sëmundje dhe telashe me shëndetin që prekin shpesh njerëzit. Një prej tyre është djegia, kurse të tjerat, janë sëmundje sensitive si reumatizma, zgjerimi i venave, dhimbja e fortë e kokës, bronkiti dhe nervi shiatik.#
Mjekimi me dhuratat e natyrës është gjëja më e mirë për të pasur efekt dhe në këto raste na vjen më së miri në ndihmë lakra.
Kështu, për dhembjet reumatike: lahet fleta e lakrës së bardhë, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.#
Për nervin shiatik: Fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend in ku ndjeni dhimbje.
Për vena të zgjeruara: Dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat e këmbëve e deri lart.
Për djegie: Fletët e lakrës së freskët vihen mbi vend të djegur. Njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, por edhe kur keni dhimbje të forta koke.
Për bronkit: Vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhimbjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.
Shumë njerëz mund të mos e shfrytëzojnë siç duhet një funksion të makinës larëse…
A e dini se zgjedhja e ushqimit në mëngjes përcakton ritmin e metabolizmit tuaj për…
Qumështi i deles po fiton një vëmendje të jashtëzakonshme vitet e fundit, duke u cilësuar…
Shumë njerëz kanë zakonin e shpeshtë që, ndërsa qëndrojnë ulur, të tundin ose të lëvizin…
Rreziku i sëmundjeve të zemrës ndikohet nga një sërë faktorësh, ku ushqimi dhe pijet luajnë…
Hemoglobina është një nga treguesit më thelbësorë në analizën e gjakut, pasi roli…