<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

“Monumenti i minatorëve të rënë” historia dhe kuptimi

Kujtim Sh.DEMIRI M.Sc.
08 Qërshor 2020 |Mitrovicë RKS

Që nga viti 1973, me të arritur në qytetin e Mitrovicës, objekti i parë që bie në sy është përmendorja e lartë, në një kodër të gjelbëruar buzë pjesës urbane të qytetit.

Rrjedhimisht në kujtesën e secilit, emri i Mitrovicës asocion me këtë objekt, që shihet nga të gjitha pjesët e qytetit.

Në qytetin e Mitrovicës, këtij objekti i referohen vetëm me “përmendore”, por që ky monument ka një emër, histori dhe ka një kuptim, apo thënë më drejtë: kishte dikur.

Historia e përmendores

Përmendorja e qytetit, zyrtarisht emërtimin e ka “Monumenti i minatorëve të rënë”. Që i kushtohej minatorëve partizanë të Mitrovicës të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky monument ka nisur të ndërtohet në vitin 1959 në vendin e quajtur “Kodra e Minatorëve” dhe është përfunduar në vitin 1973, dhe asokohe ishte projektuar nga arkitekti jugosllav Bogdan Bogdanoviç – i cili ishte i shquar për këtë fushë të krijimtarisë në Jugosllavi.

Bogdan Bogdanovic

Ndër të tjera, ky arkitekt kishte projektuar monumentet dhe komplekset memoriale qëndrore të Jugosllavisë komuniste.

Projekti “Monumenti i minatorëve të rënë” deri në ndërtimin e tij ka ndryshuar disa herë, duke synuar të përfaqësoj motive lokale, historike dhe të përcjellë mesazh.

Koncepti fillestar i përmendores
Zhvillimi i konceptit ndërkohë i përmendores
Koncepti final i përmendores

Kjo përmendore 19 metra e lartë, që ishte ndërtuar më 1973, deri sot në aspektin pamor nuk ka ndryshuar, por që emërtimi dhe kuptimi i janë përshtatur sipas nevojave të kohës!!!

Kuptimi i përmendores

Siç e përmendem më herët, ky projekt ka evoluar nga ideja fillestare. Por që motivet si “Trepça” dhe “partizanët” i ka ruajtur.

Kujtojmë që sistemet komuniste, përmes veprave të tilla synonin të japin mesazhe apo të propagandojnë ide të caktuara.

Varësisht nga specifikat lokale dhe kohore, ata kanë përdorë mjete specifike në shërbim të propagandimit.

Marrim shembull pikërisht Mitrovicën, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë regjioni më i polarizuar në Kosovë mes Ballistëve dhe Partizanëve, shqiptarë.

Andaj, krahas formës edhe intensiteti i propagandës ka qenë më i lartë.

“Monumenti i minatorëve të rënë” asokohe ishte në shërbim të promovimit të bashkim-vëllazrimit në Jugosllavi. Por si i tillë, nuk do të kishte ndonjë vlerë emocionale.

Që ky monument të përbënte emocion për banorët lokal, padyshim se do të duhej të kishte motive të minatorëve dhe minierës Trepça. Kështu edhe u krijua formacioni fiktiv partizan “rudarska četa”, pa asnjë fakt të provuar historik.

Bazuar në këtë, arkitekti Bogdanovic, kishte projektuar “Monumentin e minatorëve të rënë”.

Elementi i parë më i dukshëm simbolik brenda këtij monumenti është blloku horizontal i betonit i mbuluar me pllaka bakri, në formë të shportës së xeheve të Trepçës, i mbështetur në dy shtylla të mëdha flautike.

Vizatime të hollësishme arkitekturore

Motivi i shportave minerare, paraqet historinë ndërshekuj të gjatë të minierave të Trepçës. Ndërsa dy shtyllat që mbajnë shportën e xeheve, simbolizojnë serbët dhe shqiptarët.

Kuptimi i këtij monumenti, krahas interpretimit autorial të Bogdanovicit, disa herë është interpretuar ndryshe.

Por, përshkrimi i këtij monumenti si “djep” bazuar në pasuritë e Mitrovicës, thuhet se edhe vet autorit Bogdanovic i ka pëlqyer!

Edhe pse në pamundësi të dokumentimit, sipas dëshmitarëve të kohës, ndërtimi i këtij monumenti ishte mbuluar nga Kombinati Trepça.

Sot, pas gati gjysëmshekulli, qytetarët e Mitrovicës janë të familjarizuar me këtë objekt, pa marrë parasysh motivin e ndërtimit.

Duke qenë edhe si objekt reprezentues i qytetit të Mitrovicës, do të duhej të rishikohej statusi i këtij monumenti.

“Monumenti i minatorëve të rënë” së fundmi është bërë inspirim, krahas monumenteve tjera në ish-Jugosllavi, për krijimin e souvenirëve nga një biznes në New York, SHBA.

http://www.yunicornshop.com
http://www.yunicornshop.com
http://www.yunicornshop.com
InForCulture

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

4 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

5 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

5 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

5 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

5 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

1 day ago