Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

RELIKTET ILIRE NË BESIMET POPULLURE SHQIPTARE

Në besimet popullore shqiptare shumë të gjalla, poashtu janë reliktet ilire lidhur me gjarpërin, kafshën, e cila në religjonin e lashtë ilir, sidomos në religjionin e besimit të ilirëve jugorë, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, mandej me kalin si kafshë autoktonike etj. Analizat në imtësira të onomastikës popullore, pastaj të riteve të vdekjes, vallëzimit popullor dhe të shumë fshave tjera të jetës së shqiptarëve na çojnë në burime të largëta ilire dhe nëse nuk është e mundur për secilën nga ngjashmëritë ndërmjet dokeve ilire, shqiptare, besimeve etj., të konstatohet se paraqesin argument për vazhdimësinë iliro-shqiptare, nuk mund të mohohet vlera e atyre ngjashmërive për studimin e kësaj vazhdimësie.
Teza se shqiptarët në periudhën antike ose në mesjetë, në trojet ku sot jetojnë janë të ardhur nga diku dhe se nuk ekziston lidhja etnogjenetike ndërmjet banorëve të lashtë ilirë dhe shqiptarëve, niset nga supozimi se ilirët janë zhdukur që para ardhjes së shqiptarëve, se ilirët janë zhdukur si popull, dmth, janë romanizuar në atë shkallë sa që në periudhën antike kanë humbur gjuhën e vet dhe identitetin e vet nacional. Një hipotezë e këtillë ndërkaq jo vetëm që është e kundërt me faktet, por edhe metodologjikisht është e gabuar, sepse pikënisjen e ka në mendimin e papranuar për ekzistimin e shtresave etnike të ndara ashpër, të cilat në atë hapsirë janë zëvëndësuar njëra pas tjetrës.
Dihet se shtresat e këtilla në histori janë jashtëzakonisht të rralla dhe se rregullisht ardhacakët përzihen me vendasit dhe se nga kjo përzierje lindin krijime etnike, amalgame etnike, të cilat herë bartin emrin e ardhacakëve e herë emrin e vendasve. Në Ballkan në kohën e antikës, së vonë, dhe të mesjetës së hershme, popujt sllavë, të cilët nga lindja kishin vërshuar pjesën perëndimore të Siujdhesës Ballkanike, në të cilën kanë jetuar ilirët, vendasit e romanizuar dhe ardhacakët nga Italia e nga vise të tjera të perandorisë romake, asimiluan pjesën më të madhe të popullatës vendase, duke ua imponuar gjuhën dhe kulturën e vet. Në të njëjtën kohë ata nga vendësit pranuan shumë doke, njohuri teknologjike, besime, forma muzikore, veshje, etj.
Mirëpo sllavët nuk arritën t’i sllavizojnë menjëherë qytetet e mëdha përgjatë detit si dhe zonat në të cilat sot jetojnë shqiptarët. Këtu, në këto anë, elementi vendës arriti të asimilojë atë numër të vogël enklavash sllave dhe të tjera dhe kështu ta ruajë gjuhën dhe identitetin e vet kombëtar. Ky proces i asimilimit nuk është e mundur të konstruktohet, porse rezultatet në të cilat ka rritur shkenca për prejardhjen e shqiptarëve shprishi shumë dyshime të mëparshme dhe shpjegoi shumë paqartësi. Për më tepër, teorive për dyndjen e shqiptarëve në zonat në të cilat sot jetojnë, nuk u shkoi për dore as më heret të japin përgjigje gjegjëse në pyetjen të cilën qysh Thunmani e pat shtruar dhe të cilën edhe sot e konsiderojmë shumë të rëndësishme për problemin e etnogjenezës së shqiptarëve. T’i shtojmë këtij argumenti pyetjen: a është e mundur që një dyndje e këtillë të mbetej e pavërejtur dhe e paregjistruar në aktet bizantine e të ngjashme dhe në burimet historike të asaj kohe.
Nuk duhet të harrojmë se, sikur këto teori për ardhjen e shqiptarëve të ishin të vërteta, atëherë shqiptarët do të duhej të vendosen në afërsi të Dyrrachiumit dhe të qyteteve të tjera të rëndësishme nën administratën bizantine dhe sigurisht do të duhej ta vërenin ardhjen e tyre, njësoj siç kanë regjistruar dyndjen ose bile edhe vetëm kalimin e popujve tjerë në kohën e mesjetës. Jo vetëm në burimet historike, por as në traditën popullore të shqiptarëve nuk hasen gjurmë për ndonjë ardhje të tyre në këto anë dhe një gjurmë e këtillë sikur të ekzistonte, do të ruhej në përralla ose këngë dhe të shpjegonte se ka ngjarë një dyndje e këtillë.
Gjithë ate që sollëm në këtë shënim, padyshim flet për shqiptarët si banorë të lashtë, gjegjësisht si pasardhës të drejtëpërdrejtë të ilirëve të moçëm. Nga kjo, natyrisht, nuk nënkuptohet se vetëm ilirët morën pjesë në etnogjenezën e shqiptarëve, por ama, elemnti i vendasve të moçëm ilirë, ka qënë ai faktor i cili në atë etnogjenezë ka luajtur rol vendimtar. Por nuk ka fije dyshimi se shqiptarët janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të ilirëve.

InForCulture

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

9 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

10 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

11 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

12 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

12 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago