<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Rrënjët ilire në Bosnje

Kthim tek të parët tanë (shkrimi #4)

A mund të jetë i vërtet fakti që piramidat në Bosnje mund të jenë të vërteta apo mund të jenë thjesht kodra në formë të piramidave . Ndërtimi i një piramide në Ballkan , nuk mund të jetë edhe rastësi sepse këto piramida kanë qenë të ndërtuara nga ilirët .

Boshnjakët !!! Çfarë mund të jenë ata ? Ilirë dhe autokton të Ballkanit apo sllavë dhe ardhacak të ardhur nga karpatet e dendura vetëm për të siguruar kushtet e jetës . Nuk mund të thuhet lehtë asgjë për prejardhjen e vërtet të boshnjakëve . Janë ilirë apo sllavë ?

Interesimi im për prejardhjen e boshnjakëve ka qenë shumë i vonshëm . Jo vetëm për mua , por për të gjithë njerëzit e tjerë , të cilët interesohen për të kaluarën dhe historinë e pastër të ilirëve . Në një gadishull Ballkanik , ku më parë quhej Gadishulli Ilirik , asgjë nuk mund të jetë rastësi .

Në lidhje me origjinën e boshnjakëve ka mendime të ndryshme . Disa mund të jenë gënjeshtra , por edhe disa mund të jenë të vërteta , të cilat nuk mund të mohohen dhe nuk guxon të mohohen .

Në dokumentarin “Shqipëria tjetër” nga gazetari Marin Mema të titulluar “Boshnjakët , ilirë të sllavizuar” , mund të vërejmë një tezë të veçantë për prejardhjen e ilirëve . Mendimi i tyre është se Boshnjakët mund të kenë origjinën nga ilirët , kurse teza se boshnjakët kanë gjakun sllav , drejtëpërdrejtë hidhet poshtë .

ADN-ja e një boshnjaku mund të jetë kjo : 40% ilirë dhe përqindja tjetër e ADN-së është e gjitha e përzier ku gjithashtu një përqindje e vogël , bënë pjesë edhe origjina trake . Ky është një fakt tjetër se boshnjakët kanë prejardhjen nga ilirët e lashtë dhe assesi nga sllavët e ardhur prej karpatet . Nga kjo ADN e përzier boshnjake ku përqindja më e madhe është ilire , mund të forcohet teza ilire e boshnjakëve .

Fakti tjetër dhe vërtetësia për origjinën ilire të boshnjakëve është ose janë siç i quanin egjiptianët e lashtë varrezat ose tempujtë ku i varrosnin faraonët (Mbretërit e Egjiptit) me emrin Piramida . A ka piramida në Bosnje ? Përgjigjen e themi troç – Po ka piramida në Bosnje ose këto janë piramida ilire .

Për nga opinioni kombëtar , Piramidat ilire në Bosnje , janë zbulimet që trondisin tërë botën mbarë . Me këto zbulime , ilirët në të kaluarën kanë ndërtuar tempuj të mëdhenj për nderimin e zotave sepse ilirët ndryshe në gjak e kishin paganizmin ! Për nga mënyra se si janë ndërtuar , ato janë tejet të sofistikuara , gjë e cila ka befasuar shumë ekspert .

Piramidat e tilla janë zbuluar në vitin 2006 në Visoko , qytet 20km larg kryeqytetit të Bosnjes , Sarajevë .

Madje , sipas arkeologut boshnjak , që i ka zbuluar , piramidat rezultojnë të jenë më të lashta se Piramidat e Egjiptit . Ja pra të nderuar lexues , rrënjët ilire në Bosnje janë duke u paraqitur .

Thotë arkeologu amerikano-boshnjak Sam Semir Osmanagiç : Piramidat ilire në Bosnje , ajo e Diellit , Hënës dhe Majit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar në sipërfaqen e tokës . Piramidat me lartësinë më të madhe mbeten – Piramida e Diellit në Bosnje , 220metra , Piramida e Gizës në Egjipt , 145 metra dhe Piramida e Majave në El Mirador , 103 metra . Shmangia nga veriu është 0 gradë , 0 minuta dhe 12 sekonda .

E vecanta e këtyre piramidave në Bosnje është se këto piramida janë të mbuluara për dallim nga ato të Gizës në Egjipt , pasi që toka pjellore është faktori kryesor që këto piramida janë të mbyllura . Ilirët ishin të aftë për gjithçka dhe këtë e vërtetojnë piramidat ilire në Bosnje .

Nga këto zbulime të rëndësishme të arkeologut ilir Sam Semir Osmanagiç , mund të vijmë në përfundimin se Bosnja në kohërat e lashta ka qenë e populluar me ilirë . Mendimi se sllavët janë autokton në Gadishullin Ilirik nuk është asgjë , veçse fjalë boshe . Boshnjakët janë ilir , të cilët janë sllavizuar me kalimin e viteve dhe dekadave .

InForCulture

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

22 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

23 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

23 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

2 days ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

2 days ago