<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kush ishin Albanezët që jetuan në Vushtrri?

SHKRUAN: BAJRAM MJEKU

Burrat në këtë fotografi, e cila është realizuar më 28 Nëntor të vitit 1953 janë nga Veriu i Shqipërisë dhe ishin pjesëtarë të Rezistencës antikomuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga terrori komunist u vendosën në Kosovë.

Për ata që nuk e dinë, dëshiroj t’ua kujtoj se mbas Luftës së Dytë Botërore, regjimi jugosllav për emigrantët shqiptarë krijoi dy kampe; në Vushtrri dhe në Viti të Anamoravës.

Në këtë fotografi, antikomunistët shqiptarë pozuan me flamurin kombëtar të Mbretërisë shqiptare. Njëri ndër ta është miku im i çmuar Gani Perolli ulur në rreshtin e dytë i pari nga e majta në të djathtë. Atëherë Ganiu ishte 14 vjeç dhe tash në moshë të shtyer jeton në Nju Xhersi të Amerikës me familjen e tij te mrekullueshme.

Antikomunistët shqiptarë, nga shqiptarët vendës, pasi kishin origjinë nga Shqipëria në vend të emrave real thirreshin Albanezi! Megjithëse të dërmuar nga Lufta e Dytë Botërore, qytetarët e Vushtrrisë janë munduar t’u vijnë në ndihmë këtyre njerëzve për aq sa mundën, gjithmonë nën përcjellje të shërbimit sekret serb.

Odiseada e këtyre burrave është dramë në vete. Gani Perolli kujton: “Në fillim u vendosëm në Gjakovë, prej nga regjimi jugosllav na dëboi në gusht të vitit 1949 dhe na dërgoi në familjen e Sylejman Beshirit në Letanc të Podujevës. Nga aty në fror të vitit 1950 na dërguan në Ovçe, një fshat rumun në Vojvodinë. Aty kaluam dimrin më të rëndë të jetës. Në shtator na dëbuan sërish dhe na dërguan në Sisovec të Serbisë. Vëllai i vogël Skënderi ndjesë pastë, vdiq nga sëmundjet dhe uria. Në shtator të vitit 1951 na kthyen prapë në Kosovë. Na vendosën në Topanicë të Kamenicës. Dy muaj më vonë na dërguan në Vushtrri. Baba shkonte rregullisht në xhaminë e qytetit. Në vendlindjen tonë në Perollaj të Hasit ishte imam i xhamisë. Kosovarët nuk na thërrisnin me emra e mbiemra. Të gjithë e kishim një emër: Albanezi! Pas shumë odiesadave, në vitin 1954 kaluam kufirin jugosllav dhe migruam në Itali. Italianët na dërguan në kampin e refugjatëve Farfa Sabina në Rietti, ndërsa pas një viti na transferuan në kampin Sant’Antonio di Pontecagnano afër Napolit. Në Itali jetuam deri në vitin 1956, prej nga disa nga ne migruam në Amerikë, disa të tjerë mbetën në Evropë”.

Në fotografinë e realizuar në tregun e Vushtrrisë, janë këta burra: Në këmbë nga e majta në të djathtë: Brahë Alija, Mustafë Mustafa, Prendush Coli, Xhafer Bajraktari, Shpend Dushani, Hasan Bajrami, Bajram Nimani, Prend Jaku me djalin e Kolë Palit, Pjetrin, Shaban Zenuni, I panjohur, I panjohur, Gani Rexhepi, I panjohur, Sahit Rexhepi. Në rreshtin e dytë ulur janë: Brahim Sadiku, Gani Perolli, Mark Coli (prapa), Jak Marku, Gjin Dushani, Smajl Alija, Shyhrete Perolli, Hamit Perolli, Adem Sadiku, Halil Zenuni, Ramë Tahiri, Fehmiu, I panjohur, Adem Haziri, Kolë Pali, Kujtim Çuni, Hazir Alija, I panjohur, I panjohur, I panjohur, Selim Duraku, Shaban Uka e Medi Perolli. Të shtrirë në rreshtin e tretë: Islam Duraku, Hasan Çuni e Ramadan Cena. Të gjithë këta njerëz kanë nga një histori të dhembshme dhe të veçantë.

Fatkeqësisht në këtë foto është fiksuar edhe Jak Marku, person me prirje kriminale, i cili me gjasë i ndikuar nga shërbimi sekret serb, vrau dy emigrant shqiptarë në Qarshinë e Vushtrrisë.

InForCulture

Recent Posts

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

13 hours ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

13 hours ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

13 hours ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

1 day ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

1 day ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

1 day ago