“Gjuha helene përmban fjalë që kanë rrënjë shqipe”

E ashpër dhe e sertë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hir, si pemët dhe lulet e maleve ku flitet, gjuha shqipe, edhe pse e varfëruar nga një mungesë lëvrimi shumëshekullore, është e aftë të shprehë, me një ndjesi të mrekullueshme të ngjyrimeve, konceptet më të holla të mendjes njerëzore, dridhjet me të pakapshme të nervozizmit, përballë të folmeve serbe, bullgare e greqishte të re, ku përpjekjet për ngjyrime shpesh herë shpien vetëm në disa përafrime trashanike: dijetarët, sot kaq të shumtë në numër, që “shqipërojnë”, albanologët (meqë kjo fjalë ekziston në gjermanisht) le të lexojnë edhe një herë odën e stërholluar të Ronsarit:

Migninne, allons voir si la rose…

Le ta përkthejmë në të folmet e pështira që përmendëm më lart, e më pas le t’i hedhim një sy versionit shqip që dhamë më lart, dhe krahasimi do t’u tërheqë vëmëndjen patjetër.

E lashtë si “pellazgët hyjnorë”, në buzët e të cilëve ajo lëvrinte kur ata, të parët, përshkonin lirisht Evropën e virgjër, gjuha shqipe mund të pretendojë për lavdi, që ka ndikuar në formimin e fjalorit Helen. “Një gjë e sigurt, thotë Louis Benlowe, është se numri i fjalëve gjeografike të Greqisë së vjetër që shpjegohen me ndihmën e shqipes duket çdo ditë më i madh”.

Duke filluar nga nr.5 e 6, ne do të botojmë tabela etimologjike, që do të përcaktojnë në mënyrë të kënaqshme, për mëndjet e lira, se gjuha helene përmban fjalë që kanë rrënjë shqipe, dhe mëtojnë të jemi aq kritikë sa të shmangim kurthin qesharak të ndërrimit të roleve, që të japim si rrënjë shqipe fjalë që, përkundrazi, janë thjesht derivate ose fjalë të prejardhura nga greqishtja. Jo gjithmonë pa sukses, le ta kujtojmë kalimthi, një filolog i shquar gjerman, Otto Blau, u përpoq të shpjegojë me ndihmën e shqipes mbishkrimet likiane.

Dhe shikoni tani, këtë gjuhë që bashkon në vetvete një bukuri të brendshme me një farë dobie shkencore (sado relative të jetë kjo dobi), nuk ua japin të drejtën ta lëvrojnë e ta zhvillojnë atyre që e flasin. Në një qoshe të Ballkanit ndodh ky fakt, i vetmi në rregjistrat e përndjekjeve, që disa njerëz, që nuk njohin gjuhë tjetër, rrezikojnë burgun, nëse e shkruajnë këtë gjuhë për veten e tyre, dhe varjen, nëse ua mësojnë të tjerëve. Mund të përmendim emra e data. Nga ana tjetër, gjithkush mund ta vërtetojë me vete në valixhe një abetare të thjeshtë të shqipes. Vërtet kemi dy a tri shkolla, por ato mbahen vetëm me pushkë. Kjo tirani e marrë është aq më e çuditshme, pasi shqiptarët kushdio mund ta vërë re, po të hapë kuturu një libër historie i kanë  shkruar me gjakun e tyre faqet më të lavdishme të historisë së perandorisë turke, ata vetë e kanë ngritur këtë ngrehinë madhështore, të vetëm e mbajnë atë dhe do t’u takonte vetëm atyre, që të gjithë presin të bjerë.

A do të gjendet në shtypin e lirë të Belgjikës (meqë në dalim në këtë tokë të lirisë), mes gazetave që trajtojnë çështje të botës së jashtme, sidomos në një kohë kur pikërisht një çështje gjuhe e ka apasionuar këtë vend, a do të gjendet një gazetë që t’ia bëjë të njohur publikut, që kërkon të informohet, këto fakte të turpshme, jo për mbrojtjen tonë, por për të shtuar një krim tjetër krimeve kaq të shumta të mizorit Abdyl Hamid, e mbi të gjitha për të shpjeguar qysh më parë disa ngjarje të jashtëzakonshme, që do të ndodhin në skenën e Ballkanit, në një orë të caktuar, ndoshta të afërt?

Ajo që mund të themi është se, të çliruar nga çdo frymë propaganda, të lirë në qetësinë e vëzhgimeve për së largu, nëse ndonjëherë na ndodh të ngrejmë zërin tonë, me më shumë forcë se zakonisht, në dobi të një populli të zot e të mirë, që një idiot i pandërgjegjshëm kërcënon ta zhdukë si komb, kjo do të bëhet vetëm pas një leximi të vëmendshëm të ligjeve belge mbi shtypin. Por nuk mund të pohojmë një gjë, atë të bijve të Pirros, ngadhnjimtarit mbi Romën, dhe të Aleksandrit, ngadhnjimtarit mbi botën, ata që Bajroni i entuziazmuar i përshëndeti me vargje të pavdekshme, nga dita në ditë më të ndërgjegjësuar për të drejtat e tyre dhe për fuqinë e tyre, nuk do t’u humbasë durimi dhe se, në një kohë më të afërt me goditje rrufeje, në sy të Evropës së mahnitur, të gjejnë strehim në Azi./Tirana Observer

Botuar në: Albania, 1897/1

InForCulture

Recent Posts

Lëvizja e këmbës: Pse ndodh dhe si ta trajtoni atë?

  Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…

4 hours ago

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

  Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…

4 hours ago

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

  Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…

4 hours ago

Kështu pritej Tito në Kosovë në vitin 1950

  “Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…

6 hours ago

Kura me mese arrash për zemrën, mushkëritë dhe imunitetin

  Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…

6 hours ago

Shurupi i mollës – Zbuloni sëmundjet që parandalon

  Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…

7 hours ago