Sipas kalendarit historik, më 22 tetor 1494, pra 528 vjet më parë, u regjistrua emërimi i Marin Beçikemi-Shkodranit, Rektor i shkollave të Republikës së Raguzës!
Marin Beçikemi lindi në Shkodër në vitin 1468. Që në moshën 10-vjeçare, kur Shkodra ra nën sundimin osman dhe kur prindërit e tij u kapën nga pushtuesi, ai me të afërmit e tij u shpërngul në Bresha, kjo qendër e njohur e Humanizmit dhe e Rilindjes, që në atë kohë ishte pjesë e Republikës së Venedikut. Pas përfundimit të studimeve në Bresha, më 1492 Senati i Republikës së Raguzës, duke njohur aftësitë dhe njohuritë e tij të rralla në gjuhët, letërsitë dhe retorikën klasike, e ftoi të bëhej profesor, dhe më 22 tetor 1494 e zgjodhi Rektor të shkollave të Raguzës. Këtu Beçikemi (sipas dokumentit Marinum Becichi de Scutaro pro Rectore et magistro scholarum) bëri emër si pedagog erudit dhe mendimtar humanist në vitet 1492-1496; 1504-1505, dhe në vitet 1508-1510. Gjatë qëndrimit në këtë qytet, dhe pikërisht në vitin 1495, ai ia kushtoi veprën e parë të njohur Princit dhe Senatit të Raguzës, me titull: “Castigationes et observations in Virgilium, Ovidium, Ciceronem, Servium et Priscianum”!
Burimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut!
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…