<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Origjina dhe historia e hershme e familjes fisnike Dukagjini

Dukagjinët ishin një nga familjet më të fuqishme mesjetare shqiptare, sundimi i të cilëve shtrihej në Shqipërinë veriore dhe Kosovën perëndimore.

Sipas disa burimeve historike, Dukagjinët mund të kenë qenë të afërm ose pasardhës të familjes fisnike Progoni, të cilët themeluan shtetin e parë shqiptar në historinë e regjistruar, Principatën e Arbërit (1190-1256).

Paraardhësi i parë i njohur i Dukagjinit që i dha dhe emrin familjes ishte një figurë ushtarake shqiptare, Gjin Tanushi, i cili në 1281 u bë i njohur me titullin dukë (ducam Ginium Tanuschium Albanensem). Ai mund të ketë qenë një i afërm ose pasardhës i familjes Progoni nëpërmjet Gjin Progonit i cili sundoj Principatën e Arbërit në vitet 1198-1208.

Sipas Memorieve të Gjon Muzakës (1510), origjina e hershme e Dukagjinëve vinte nga Troja e largët dhe pastaj ishin shpërngulur në Francë. Pikërisht në këtë kohë, sipas Gjon Muzakës, kishin shoqëruar mbretin francez në një kryqzatë, dhe pas saj, kishin shkuar në Itali ndërsa njëri prej vëllezërve kishte ardhur pas Italisë në Arbëri (Dukë Gjini) i cili pushtoi zonën e Zadrimës, Fanin dhe Flatin. (Por memoriet e Gjon Muzakës nuk duhen marrë si burim parësor, por si rezerva).

Sipas një kronike raguzane që gjithashtu mbështetet në gojëdhëna, Dukagjinët kishin zanafillën diku rreth shekullit të 7-të. Këtu përmenden si shkaktarë të kryengritjeve në Bosnjë dhe se dy herë kishin ndërhyrë në Raguzë.

Pak dihet për jetën e Duka Gjinit, por sipas burimeve që kemi ai kishte dy djem, Gjergj Dukagjinin (lindur më 1349) dhe Athanas Dukagjini. Sipas disa burimeve tjera, Dukë Gjini ishte zënë rob nga kapiteni i Durrësit dhe më pas ishte vrarë nga vasalët e tij.

📸 Në fotografi mund të shikoni gjeanologjinë e Dukagjinëve nga Du Cange (1680).

InForCulture

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

22 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

1 day ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

1 day ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

1 day ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

1 day ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

1 day ago