Frang Bardhi (1606-1643) ishte një prelat kishtar dhe shkrimtar shqiptar i cili shquhet ndër autorët e hershëm të letërsisë shqipe.
Në vitin 1635 në Romë ai botoi “Dictionarum latino-epiroticum” (Fjalor latinisht-shqip) për t’ju ndihmuar shqiptarëve të cilët jetonin në Romë (Itali) dhe nuk dinin gjuhën latine.
📸 Në foto mund të shikoni numrat në latinisht dhe shqip nga Frang Bardhi:
“Numeri secundum ordinem, Latinè, et Epiroticè” (Numrat sipas rendit, latinisht-shqip):
Latinisht:___________Shqip:
Primus_____________I pari
Secundus__________I dyyti
Tertius_____________I treti
Quartus____________I katërti
Quintus____________I pesti
Sextus_____________I giasti
Septimus__________I stati
Oćtauus___________I teti
Nonus_____________I nandi
Decimus___________I dhieti
Është tepër interesante se numrat në shqipen e sotme nuk kanë ndryshuar gati fare që nga koha kur ky fjalor është botuar (1635) e më herët (për shembull nga “Meshari” i Gjon Buzukut i vitit 1555 etj). 📜
Në të ardhmen, në faqen tonë do të publikojmë më shumë postime rreth librave të vjetër të letërsisë shqipe dhe përmbajtjes së tyre!
Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…
Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…
Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…
Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…
Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…