DËSHMI DARDANO-ILIRE
DËSHMITË E ANTIKITETIT DARDAN FLASIN VETË
Prof. Ismet Jonuzi-Krosi
Zbulim:
NË KAMJAN U GJETËN DËSHMITË E PERIUDHËS ANTIKE
Në të dy anët e mbishkrimit kryesor, i cili është gdhendur me germa të mëdha, janë shkruar emrat e femijëve të Prokles (e cila duhet të jetë paraqitur në qendër). Në të majtë është emri Makrobio, që në greqisht do të thotë Jetëgjata. Në të djathtë emri Liko, që është përsëri emër femre. Ndërsa, emri i tretë do të ishte Laia, por nuk jam i sigurt. Në fakt kam nevojë për një foto tjetër ku drita duhet të bjerë pjerrtas në mënyrë që të shquhen më mirë shkronjat.
Zbulim: Në Kamjan u gjetën dëshmitë e periudhës anitike
Kamjani (sot graviton në Komunën e Bogovinës, në Fushën e Pollogut të Republikës së Maqedonisë) është shtrirë dikur në lartësinë mbidetare diku afër 800, ku edhe jane dëshmitë e antikitetit të hershëm, për të cilën gjë dëshmojnë një mori artefakte materiale siç është rasti i rrasës së varrit, e cila daton nga shekulli i III të erës sonë. Pra, historiku i Kamjanit është i pandriçuar fare dhe se në lakoalitetin e quajtur Zabel është shtrirë fshati i lashtë ku supozohet se ka qenë edhe kështjella me fortifikatat e veta. Dëshmi nga fotot dhe gjetja e rrasës së varrit së bashku me dëshifrimin e mbishkrimit që u gjetë fare rastësisht në muajin shkurt 2010 nga Hamdi Rexhepi.
Profesori i historisë Ismet Jonuzi-Krosi, i cili është nga ky vendbanim, shpjegon për historikun e Kamjanit, që sipas pos Kamjanit, i cili dikur është shtrirë në lartësi mbidetare afër 800 matra që radhitet në fshatrat e brezit të njëjtë me shumë e shumë vendbanime të tjera të Sharrit, qartë dëshmon se, lokaliteti i quajtur Kubja e Zabelit, është fare i pandriçuar dhe se në të duhet të ketë një mori faktesh, që fragmentet e gjetura janë pasqyra së kemi të bëjmë me një lokalitet antik që ka vazhduar në mesjetë e deri më sot. Por, sipas prof. Ismet Krosit, brengos fakti se ky lokalitet është lënë në mëshirën e kohës dhe me gjetjen e rrasës së varrit në muajin shkurt të 2010, sikur i ka nxituar gërmuesit e egër që të bëjnë kërdi duke kërkuar se gjoja do të gjejnë ndonjë fragment me vlera për t’u pasuruar, që edhe e dëmtojnë tejmase këtë lokalitet.
Se ky lokalitet në popull njihet si Kubja e Zabelit, Krosi shton se, fshati i moçëm i Kamjanit është shtrirë në hapësirat në këtë lokalitet të lashtë, për këtë dëshmojnë hapësirat rreth e përqark po ashtu dihet se kemi pasur edhe një kishë për të cilën dihet lokaliteti sot e kësaj dite si dhe për disa vendvarreza që më të lashtat që nuk dihen se prej kur datojnë shtrihen në vendin e quajtur “Shushlak”. Fshati Kamjan në historiografi daton që në shekullin e XV më saktë;1452/53 ku ka pasur 45 familje dhe 6 beqarë, më 1467/68 ka pasur 55 familje, 3 beqarë dhe 5 vejusha, më 1481/82 ka pasur 35 familje dhe 5 vejusha, më 1544/45 ka pasur 19 familje, një beqar dhe një vejushë, por për herë të parë hasen të regjistruara 3 familje te fesë islame dhe më 1568/69 familjet e krishtera janë pakësuar në 10 familje dhe 6 beqarë si dhe 2 familje të fesë islame dhe një beqar.
Vlen të përmendi një dëshmi të emrave vetjake mesjetare te shqiptarët e Maqedonisë në dritën e defterëve osmane të shekullit të XV-të / Turski dokumenti za istorijata na makedonskiot narod. Tapu tahrir defter Nr. 4, të viteve 1467/68, Skopje, 1971/, ku Kamjanin e hasim me patronimin PAVLE ARNAUT fshati Kamjan TD 401. ky mbiemër dëshmon edhe për përkatësinë kombëtare-shqiptare ashtu siç na kanë quajtur osmanlinjtë edhe pse është në cilësinë e kryeparit dhe kryfamiljarit. Në dritën e emrave ku përmendet Kamjani nga dëshmitë e shekullit të XV më 1467/68; Arbana/Arbanash/Arnaut- emri etnik për shqiptarët në mesjetë, të cilin në këtë periodë në lakadredhat shqiptare të Maqedonisë e hasim me një përdorim shumë të shpeshtë në funksione të ndryshme antroponomike, partonomike, etnonimike dhe toponimike.
Ky emër, të cilin e ndeshim dhe me variacionet ARBANASH, ARBINA, ARNAUT, ARNAVUD, ARNAVID e OLBANASH, përveç atyre ARBANAS e ARBANASH, madje del me një vlerë më të madhe përdorimi nga të gjithë emrat e tjerë etnikë që i ndeshim të përdoren në mesjetë në këtë trevë, krahaso ato grk, vlag, bolgarin, bugarin, srbin, ermen, kuman, german e tjerë. Një shfaqe më të hapët ka sidomos në rrethinën (nahijen) e Manastirit, të Velesit, të Shkupit, të Tetovës, të Kërçovës, të Mariovës, të Follorinës ( Maqedonia egjejane) e tjerë, por nuk është pa një përhapje të vogël as dhe në rrethinat e tjera gjeografike të Maqedonisë, që dëshmon kjo për karakterin e ngulët të elementit shqiptar në lakadredha gjeografike.
Këtu më poshtë do të zgjedhim një varg emrash personal në bashkëvajtje me emra KRYEFAMILJARËSH, te të cilat përmbahet termi etnik ARBANAS si element i parë (emri i të birit) apo i dytë (i të atit) dhe si element atributiv i përkatësisë etnike, të nxjerrë nga defterët e regjistrimeve turke-osmane të shekullit XV.
Nga shembujt e këtillë antroponomik po veçojmë këtë fond emrash vetjak sipas krahinave të ndryshme gjeografike.- Nahija e Manastirit, Nahija dhe Vilajeti i Tetovës, Vilajeti i Shkupi, Nahija e Kërçovë, Vilajeti i Rekës së Dibrës, Vilajeti i Velesit (Qupërlisë), Nahija e Follorinës (Maqedonisë egjejane… /shih më detajisht nga prof.dr. Qemal Murati “DËSHMIME ONOMASTIKE PËR AUTOKTONINË E SHQIPTARËVE NË TROJET ETNIKE TË TYRE NË MAQEDONI”-Shtëpia botuese “FAN NOLI”-Tiranë, 1993 në faqet 86,87 dhe 88.
Kamjani shtrihet në lartësinë mbidetare mbi 500 m. pra gjendet në jug 7 kilometra larg Tetovës, numëron gati 1 mijë shtëpi dhe afër 6 000 banorë. Ka 5,9 km2, sipërfaqe agrare 554 ha, tokë bujqësore 450 ha, kullota 11 ha dhe 93 ha pyje.
Përmbajtja e letrës së profesorit Neritan Ceka ku thuhet se:
“Faleminderit për informacionin dhe fotot. Nga një vështrim i shpejtë dhe nga kualiteti ende i pamjaftueshëm i fotove mund të them këto përfundime. Është një gur varri i fillimit të shek. III mbas Krishtit (rreth 220-230 mbas erës sonë) dhe paraqet katër personat e një familje. Mbishkrimi është në greqisht dhe përkthehet: “PROKLA JA NGRE (KËTË MONUMENT) FËMIJËVE TË SAJ NË KUJTIM”.
Në të dy anët e mbishkrimit kryesor, i cili është gdhendur me germa të mëdha, janë shkruar emrat e femijëve të Prokles (e cila duhet të jetë paraqitur në qendër). Në të majtë është emri Makrobio, që në greqisht do të thotë Jetëgjata. Në të djathtë emri Liko, që është përsëri emër femre. Ndërsa, emri i tretë do të ishte Laia, por nuk jam i sigurt. Në fakt kam nevojë për një foto tjetër ku drita duhet të bjerë pjerrtas në mënyrë që të shquhen më mirë shkronjat.
Mbishkrimi i takon një familjes vendase, e cila përdorë emra grekë, që ishte e modës në atë kohë. Edhe nga paraqitja duket se ata mbajnë veshje aristokrate dhe jo popullore. Ky është mbishkrimi i tretë në greqisht që vjen nga ajo trevë dhe që lidhet me bashkësinë dasarete të Lyhnidit (Ohrit), ku gjuha greke si gjuhë kulture u ruajt gjatë gjithë epokës romake.
Mendoj se duhen lajmëruar autoritetet vendore të Tetovës (kryesia e Komunës), të cilat duhet të marrin gurin për ta vendosur në Muzeun e Qytetit, nëse ekziston. Përndryshe komuna dehet të marrë një vendim për krijimin e këtij muzeu në një ambient publik dhe të sillen atje edhe objekte të tjera që janë gjetur në luginën e Tetovës. Unë do të isha i gatshëm që të ndihmoja në përmbajtjen e këtij muzeu. Sidoqoftë, nëse vendi tregon se aty mund të jetë edhe varri i personave që përmenden në gur, nuk duhet prekur, por duhet mbrojtur, derisa të vijë koha që të gërmohet nga specialistët.
Përshëndetje, Neritan Ceka. (19.02.2010)
Për këtë dëshmi, prof. dr. Nebi dervishi, ligjëruas në USHT dhe njëherit Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, pasi që kuptoi për këtë Rrasë Varri me të parë shpreh opinionin e tij se:” Kjo rrasë varri i takon familjes së pasur të trevave të Pollogut në antikitet, përkatësisht në shekullin e III në kohën e dinastisë së Severëve. Kjo dëshmi duhet t’i përkasë filsit të Dardanisë. Por, duhet theksuar se dëshmitë e këtilla janë gjetur edhe më parë si në rajonin e Strugës, por që nuk është dëshifruar ende që janë jesë e qytetërimit të dadaretëve, po ashtu edhe nga rajoni i Krushevës janë gjetur dëshmi të kësaj natyre, por në mungesë të ekspertëve të kësaj lëmie ende mbeten të pa dëshifruara, përkatësisht të pa lexuara.
Epitafi në rrasën e varrit që është gjetur në atarin e Kamjanit, që na detyron të hulumtojmë se aty duhet të ketë edhe kishë e pse jo edhe ndonjë bazilikë paleokristiane.”
Ndërsa, se ku do të ruhet kjo dëshmi profesor Nebi Dervishi, shpreh skepticizmin se mjerisht nuk kemi institucion përkatës për t’i ruajtur e kultivuar vlerat e këtilla unikate të dëshmive të rralla të antikitetit, por ai është i gatshëm që edhe këtë eksponat të vë në koleksionin e Muzeut të tij që i ka mbi 4000 në Livadhi. Ky lakalitet në mungesë të gërmimeve të organizuara nga specialistë të fushës së arkeologjisë, ruan edhe shumë e shumë dëshmi tjera, që në sipërfaqe hasen si fragmente të qeramikës, rrënoja the themele të mureve rrethuese po pse jo edhe monedha. Të gjitha këto flasin se këtu ka ekzistuar një lokalitet me një qytetërim antik dhe mesjetar.
Fragmentet e gjetura nga qeramika në këtë lokalitet flasin për organizimin e jetës. Prandaj, inventaret e varreza në këtë lokalitet duhet të jenë me shumë materiale varresh që janë të çmueshme siç përfolet statujë mermeri, vath, qafore, byzilik, armë si shpata, mburojet varësisht nga pasuria dhe pozita shoqërore. /Trungu & InforCulture.info
Shkruan: Ahmet QERIQI Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…