Në vitin 1448, Janosh Huniadi, një kalorës hungarez, pa si momentin e duhur për të udhëhequr një fushatë ushtarake kundër Perandorisë Osmane. Në shtator të vitit 1448, Huniadi, në krye të forcave hungareze, bëri kamp në fushën e Kosovës dhe për një muaj rresht priti ushtrinë shqiptare të komanduar nga Skënderbeu dhe Dukën e Vllahisë që ti bashkoheshin ushtrisë së tij.
Gjatë Betejës së dytë të Kosovës më 17-20 tetor 1448, ushtria hungareze e përbërë prej 22,000-30,000 ushtarësh e komanduar nga Huniadi u përball me një ushtri të madhe osmane prej 40,000-60,000 ushtarësh nën komandën e Sulltan Muradit II. Në këtë betejë, ushtria hungareze doli e humbur dhe e shkatërruar tërësisht pasi ushtria shqiptare e komanduar nga Skënderbeu nuk morri pjesë pasi u pengua nga despoti serb, Gjergj Brankoviçi, një vazal Osman.
Pengimi i Gjergj Kastrioti Skënderbeut nga Brankoviçi për t’iu bashkangjitur ushtrisë hungareze në Kosovë gjatë vitit 1448 çoi si rezultat shkatërrimin e zotërimeve të despotit të Rashkës nga ushtria arbërore e Skënderbeut si dënim për dezertimin e kauzës së lirisë. Skënderbeu e luftoi despotin serb gjerë sa e shkatërroj totalisht, duke i shkaktuar humbje të mëdha.
📸 Fotografia është gravurë e rrallë e vitit 1561 e cila paraqet Princin e Arbërisë, Skënderbeun, në luftë me Despotin e Serbisë.
Ndiqni @old.albanian.history për më shumë histori interesante nga Mesjeta jonë!
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…