Duke qenë se njeriu supozohet të ketë bërë arritje të mëdha në shkencë e teknologji gjatë shekujve, është e rrallë që pararendësit tanë të na mësojnë diçka të re.

Por një tabletë e lashtë babilonas duket se po bën pikërisht këtë, teksa përkthimi i saj po u mëson matematikanëve një tip të ri trogonometrie që ka aplikimet e saj edhe sot.

Pllakata e zbuluar në vitet 1900 në atë që është sot jugu i Irakut. është përkthyer në 2017 nga studiues të  Universitetit të New South Wales në Australi, dhe rezulton një nga tabelat më të sakta trigonometrike.

Kjo do të thotë se babilonasit kanë studiuar shkencat para grekëve e romakëve.

Pllakata e njohur tashmë si ‘Plimpton 322’ ka katër kolona e 15 rreshta me numra, sipas  Dr. Daniel Mansfield që shton se informacioni ende habit shkencëtarët.

“Kërkimet tona zbuluan se Plimpton 322 përshkruan formën e këndit të drejtë me një tip të ri  trigonometrie bazuar në raportet, dhe jo me këndet e qarqet. Është një punë matematike magjepsëse që dëshmon për dijeni gjeniale”, thotë Dr. Mansfield.

Arsyeja pse tableta babilonase është kaq e saktë duket se është baza e saj në trigonometrinë “seksagesimale” sipas së cilës të gjithë numrat kanë një bazë prej 60 njësi përbërese, dhe jo 10 siç aplikojmë aktualisht.

Sot numrat që përdorim janë në bazë të dhjetës, si për shembull gjysma që përshkruhet si 0.5 apo një e pesta si 0.2.

Kjo metodë ka pasaktësitë e saj pasi mbeten pjesë të pallogaritura, si në rastin e një të tretës që ndahet në tre pjesë prej 0.33 por një pjesë prej 0.01 persëri humbet.

Prandaj babilonasit përdornin si bazë të numrit gjashtëdhjetën, njëlloj si mënyra me të cilën ne tregojmë kohën sot (ora me 60 minuta, e kështu me radhë).

Me këtë sistem ata shmangnin shumë më tepër numra të pasaktë. Studiuesit kanë besuar gjithmonë se astronomi grek Hipparkus është babai i trigonometrisë, me tabelën e tij të kordave.

Por pllakata babilonase është më shumë se 1000 vjet më e vjetër se Hipparchus dhe hap mundësi të reja për matematikën moderne.

Ajo gjendet tashmë në librarinë e librave të rrallë në Columbia University në New York.

FOTO GALERI

1/3

Pllakata e zbuluar në vitet 1900 në atë që është sot jugu i Irakut. është përkthyer në 2017 nga studiues të Universitetit të New South Wales

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here