<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

MISTERI I SHTEGUT DIATLLOV, “ZBULOHET” SHKAKU I TRAGJEDISË

Një nga misteret më të qëndrueshëm dhe tragjike të historisë ruse të dekadave të fundit, mund të ketë më në fund një zgjidhje. Shkencëtarët thonë se kanë tashmë një shpjegim të besueshëm për atë që mund të ketë shkaktuar vdekjen e 9 alpinistëve gjatë një ekspedite fatale në vitin 1959.

Ajo ngjarje tragjike – e quajtur ndryshe si incidenti i Shtegut Diatllov – ka nxitur dhjetëra teori konspirative. Shumë të apasionuar pas këtyre teorive, kanë hipotetizuar të gjitha llojet e komploteve më të tmerrshme. Për të shpjeguar se çfarë ndodhi, përfshirë sulmet nga kafshët Jeti, alienët dhe eksperimentet me super-armët sovjetike.

Për shkencëtarët, tragjedia është diçka tjetër, megjithëse nga çdo këndvështrim, faktet janë të tmerrshme dhe të çuditshme. Si vdiqën ata 9 alpinistë dhe skiatorë një mbrëmje në pjesën veriore të Maleve Urale?

Kur grupi nuk arriti të mbërrinte në kohë në destinacionin e tyre, u dërgua për t’i gjetur një një grup shpëtimi. Në fillim ata zbuluan çadrën e tyre në shpatin e Kholat Saykhl (Mali i Vdekur, në gjuhën lokale Mansi).

Çadra e tyre ishte prerë nga brenda, dhe dukej sikur alpinistëve po nxitonin të iknin me vrap nga tenda. Duke vrapuar nëpër errësirën e asaj nate të acartë. “Diçka e papritur ndodhi pas mesnatës, dhe kjo bëri që anëtarët e ekspeditës të çanin befas çadrën nga brenda dhe të arratiseshin drejt një pylli. Më shumë se 1 km më poshtë, pa pasur rroba të përshtatshme, dhe nën temperatura shumë të ulëta (-25 gradë Celcius), dhe me erëra shumë të forta, të shkaktuara nga kalimi i një fronti të ftohtë arktik”-shpjegojnë studiuesit në një studim, i zhvilluar kohë më parë, i udhëhequr nga shkencëtari i mekanikës së borës Johan Gome nga EPFL, Zvicër.

Trupat u zbuluan pas disa ditëve

Trupat u zbuluan pas disa ditëve, dhe i fundit disa muaj më pas. “Ndërsa si shkak i vdekjes u përcaktua hipotermia. 4 nga alpinistët kishin plagë të mëdha në gjoks dhe në kokë. Dy prej tyre u mungonin sytë ndërsa njërit gjuha. Ndërkohë thuajse të gjithë ishin të zhveshur dhe zbathur”- thotë Gome.

Në mesin e gjithë hipotezave që u hodhën mbi atë ngjarje, shpjegimet më të bazuara në fakte, sugjeronin se shkaku kryesor ishte një ortek që goditi shpatin e malit atë natë. Kjo i detyroi alpinistët që ishin duke fjetur, të largoheshin të papërgatitur nga çadra. Duke u larguar me shpejtësi larg prej andej, përpara se t’i nënshtroheshin të ftohtit apo lëndimeve në errësirë.

Gjithsesi, rrethanat e çuditshme të asaj ngjarje, kanë bërë që shumë njerëz ta refuzojnë këtë tezë si një nga shkaqet më të dukshme. Pjerrësia relativisht e cekët e malit, mungesa e provave të një orteku të ndodhur. Dhe disa prej plagëve janë shumë ndryshe nga llojet e lëndimeve që shkakton zakonisht orteku tek njerëzit.

Për shkak të këtyre paqartësive, edhe hetimi origjinal nga autoritetet sovjetike arriti në përfundimin se një “forcë natyrore imponuese” kishte çuar në vdekjen e alpinistëve. Dekada më vonë, një hetim i ri rus publikoi një ri hetim të tragjedisë. Duke thënë vitin e shkuar se shkaku më i mundshëm mbetet një ortek.

Hetimi i pavarur

Tani, një hetim i pavarur nga Gome dhe kolegu i tij Aleksandër Puzrin ka arritur në të njëjtin përfundim. Por me prova të reja shkencore, për të shpjeguar se si atë natë mund të ketë ndodhur një ortek. Modeli i krijuar nga ekipit studimor, sugjeron se cektësia e malit Kholat Saykhl nuk e përjashton mundësinë e ndodhjes së një orteku disa orë pasi alpinistët kishin ngritur një çadër, për të pritur kalimin e stuhisë së fortë të erës.

“Nëse ata nuk do të kishin ngritur çadrat në atë vend, me siguri që nuk do të kishte ndodhur asgjë. Ai ishte shkaku fillestar. Më pas era e fortë e shtyu borën në majë dhe lejoi krijimin e ngadaltë të një shtrese të madhe. Në një pikë të caktuar, mund të jetë formuar një çarje, gjë që shkaktoi edhe ortekun”- thotë Puzrin.

Simulime të tjera të kryera nga ekipi, analizuan se çfarë mund t’u shkaktonte një shtresë e madhe bore njerëzve. Forca e goditjes ndaj alpinistëve, mund të ketë shkaktuar disa nga dëmtimet që u panë. Sigurisht, ky studim lë ende pa përgjigje disa pyetje.

Gjithsesi, teoria e ortekëve mbetet e fortë thonë studiuesit, dhe tani kemi modelimin për të treguar se çfarë mund të ketë qenë ajo që autoritetet sovjetike i quajtën “forca natyrore imponuese”.
“Natyrisht, e vërteta është se askush nuk e di se çfarë ndodhi atë natë”- thotë Puzrin. “Por ne ofrojmë prova të forta sasiore se teoria e ortekut është e besueshme”- shton ai./Science Alert – Bota.al

InForCulture

Recent Posts

Mos i hidhni farat e shalqirit! Nutricionisti zbulon përfitimet e fshehura dhe si të zgjidhni shalqirin më të mirë në treg

Shalqiri është një nga frutat më të preferuara të verës, freskues, i shijshëm dhe i…

8 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon kandil deti në plazh?

    Përballja me kandil deti është një nga ‘fatkeqësitë’ më të zakonshme të verës.…

10 hours ago

Truku i thjeshtë që përdoret në Lindjen e Mesme për të freskuar shtëpinë gjatë verës, pa shpenzuar më shumë energji

Nuk bëhet fjalë për pajisje të shtrenjta, por për një ndryshim shumë të thjeshtë që…

10 hours ago

Hernia diskale: Simptomat, shkaqet dhe kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore!

Hernia diskale ndodh kur një nga disqet e buta dhe elastike që ndodhen midis kockave të…

10 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

  Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u konsumuar,…

12 hours ago

Reshjet e dendura përmbytin zona në Shkup, vështirësi në rrugë dhe kanalizime

  Shkupi dhe një pjesë e konsiderueshme e Maqedonisë së Veriut u përfshinë të mërkurën…

12 hours ago