<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Çfarë tha për shqiptarët deputeti serb Dragisa Lapcevic, më 6 shkurt 1914?

Dragutin Dragisa Lapcevic (1867–1939) ishte politikan, gazetar dhe historian serb. Ishte edhe kryetari i parë i Partisë Socialdemokrate të Serbisë dhe deputet në Parlamentin e Kuvendit të Serbisë dhe se si shqiptarët janë ata që kanë ndihmuar çlirimin e serbëve.

Më 6 shkurt të vitit 1914, për çështjen shqiptare ai mban një fjalim, ku thotë se shqiptarët duan të jetojnë të lirë. Ndërsa, nuk heziton të cek edhe padrejtësitë që Serbia ua bënte shqiptarëve dhe se duhet ta ndryshojë politikën e saj.

“Politika e qeverisë sonë ka krijuar kushte të tilla dhe këto kushte, për shumë vite, ndoshta, për shumë dekada do të përsëritet konflikti dhe fatkeqësitë në mes të dy popujve fatkeq. Konsideroj se politika e qeverisë serbe me marshimin e parë ndaj shqiptarëve ishte e gabuar, e dëmshme dhe për të ardhur keq, si për lirinë popullit shqiptar, si dhe për paqen dhe qetësinë e popullit serb.

Me një gjë duhet të jemi të qartë dhe në një duhet të pajtohemi: në Perëndim të Gadishullit Ballkanik është një komb i cili dëshiron të jetojnë jetën e vet të lirë. Qeveria e Serbisë nuk duhet ta përulë Shqipërinë dhe të nënshtrojë popullin shqiptar…

Në vitin 1806 në bedemet e Beogradit janë dëgjuar britmat e vërsuljes në gjuhën shqipe. Në historinë e Shumadisë, dhe në revolucionin e saj, ne gjejmë njerëz që janë revolucionarë shumë të zgjuar dhe me origjinë shqiptare…

Në vend që Serbia, e cila aq shumë kohë ka luftuar për çlirimin e vet, dhe të bëjë gjithçka nga ana e saj që shqiptarët të fitojnë lirinë e tyre – Serbia e ka dërguar ushtrinë e vet ta shkelë Shqipërinë, për të kaluar në detin Adriatik me dëshirën për ta nënshtruar dhe ta robërojë popullin shqiptar. Serbia ka mundur të veprojë që Shqipëria të arrijë deri te autonomia dhe shteti i vet nacional…

Ne vazhdimisht do të kemi kobure dhe fatkeqësi nëse Serbia nuk vendosë ta ndryshojë politikën në drejtim të kontaktit të plotë me popullin shqiptar dhe krijimin e një lidhje të fortë me të” (përfundim i citatit. Përshtati autori I. A).

Përderisa serbët e konsiderojnë vitin 1912 si vit të çlirimit të Kosovës dhe Sanxhakut nga Turqia, ndërsa shqiptarët, këtë vit të okupimit nga ushtria serbe, është e natyrshme që nuk mund të imagjinohet në të ardhmen e afërt ndonjë lloj pajtimi. 

postbck postbck

Recent Posts

Katër ushqimet “vrasëse” për veshkat që i konsumoni çdo ditë

Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…

8 hours ago

A është më e shëndetshme të hahet molla me lëvore? Ekspertët japin përgjigjen

    Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…

9 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

1 day ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 day ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

1 day ago